Dëshironi duar të buta, të lëmuara si mëndafshi? TONYMOLY I’m Lovely Peach Hand Mask, janë maska "sheet mask" në formë dorezash ku në brendësi të tyre përmbajnë ekstrakt të frutit të pjeshkës, të rrënjës së lules peony dhe të bimës honeysuckle (dorzonjë)! Kjo përbërje përveçse ofron aromë të mrekullueshme, do të hidratojë dhe zbusë duart mrekullisht! Dhe më e bukura, duke i mbajtur veshur në duar mund të vazhdoni të punoni, madje edhe mund të klikoni lehtësisht telefonin tuaj me teknologjinë touch, pa asnjë problem!

*16gr

Pasi të keni larë duart, ndani dorezat në mes përgjatë vijave të ndara dhe më pas i vendosni në duar të pastra dhe të thata. Mbajini për 20 minuta, dhe thjesht hiqini nga duart tuaja, duke i masazhuar këto të fundit me njëra tjetrën, për të përthithur esencën e mbetur.

Përbërësit "magjik"

ekstrakt i frutit të pjeshkës, ektrakt nga rrënja e lules peony, ekstrakt nga bima honeysuckle (dorzonjë)

Lista e plotë e përbërësve

Water,Glycerin,Butylene Glycol,Mineral oil,Glyceryl Stearate,1,2-Hexanediol,Glycereth-26,Cetearyl Alcohol,Prunus Persica (Peach) Fruit Extract(10ppm),Punica Granatum Fruit Extract,Prunus Avium (Sweet Cherry) Fruit Extract,Prunus Serrulata Flower Extract,PEG-100 Stearate,Dimethicone,Carbomer,Tromethamine,Butyrospermum Parkii (Shea) Butter,Chlorphenesin ,Allantoin,Ethylhexylglycerin,Camellia Sinensis Leaf Extract,Zingiber Officinale (Ginger) Root Extract,Glycyrrhiza Glabra (Licorice) Root Extract,Schizandra Chinensis Fruit Extract,Coptis Japonica Root Extract,Disodium EDTA,Caprylyl Glycol,Fragrance

Marka TONYMOLY është krijuar në Nëntor të vitit 2006 falë mbështetjes së Tae Sung Industry, me bazë në Kore të Jugut. Emri i saj do të thotë "të vendosësh stil në paketim".  Kjo markë ofron produkte të shumëllojshme për kujdesin e lëkurës, me një fokus miqësor ndaj mjedisit, si edhe me përbërës natyral dhe organik, të patestuara në kafshë. Çdo produkt i blerë nga marka TONYMOLY do t'ju vijë në një paketim tepër argëtues. Të gjithë e duan rininë në çdo moshë, ndaj dhe TONYMOLY është e përkushtuar për të ofruar lëkurë rinore te klientët e saj duke i ofruar shkëlqim dhe rigjallërim. Edhe muzikantët nga grupet e njohura koreane si Jaxsen dhe Sanche të GOT7 preferojnë produktet e Tony Moly.


Customer Reviews

Based on 1 review Write a review

TONYMOLY Lovely Peach Hand Mask

700 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI