Nëse dëshironi të siguroni pastrim të thellë të poreve dhe pikave të zeza MEDIHEAL Mogongtox Wash-off Soda Bubble Sheet Mask është zgjidhja e duhur! Që në momentin e parë të aplikimit kjo maskë ofron freski, butësi dhe një lëkurë të pastër e plot shkëlqim. Kjo maskë arrin të pastrojë thellësisht çdo cep të fytyrës falë formulimit me sodë e cila arrin të krijojë flluksa në momentin që masazhoni lëkurën teksa mbani maskën në të. Falë këtij procesi bëhet e mundur largimi dhe shpërbërja e qelizave të vdekura të grumbulluara në pore. Kjo maskë gjithashu mban në kontroll sebumin e tepërt. Të gjitha këto funksione kryhen nga bashkëveprimi i disa përbërësve, si: PHA (glukonolactone), ANTI SEBUM P (ekstrakti i gjetheve të pinus palustris, ekstrakt i rrënjës së ulmus davidiana, ekstrakt i aguliçes së mbrëmjes, pueraria ekstrakt i rrënjës së lobatës), dhe ekstrakt i gjetheve të mentes. Kjo maskë ofron edhe njëtrajtësim të tonit të lëkurës falë formulimit me ekstrakt të kokrrizave të orizit. Në një klinikë pas një testimi u vërtetua se me vetëm 1 përdorim të maskës pastrimi i qelizave të vdekura, pikave të zeza dhe rikthimi i teksturës së lëmuar të lëkurës pati 100% rezultate pozitive. Sigurisht kjo provë dëshmon efektivitetin real të kësaj maske. Kështuqë ju mbetet thjesht ta provoni! E përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për atë të yndryshme dhe mikse që dëshirojnë të adresojnë tkurrjen e poreve dhe pikave të zeza. 

Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm , si: alkool, paraben, silikon, sulfate, vajra artificial.

*1 copë
*18ml

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 15-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit "magjik"

sodë, aminoacide, propolis, ekstrakt i kokrrizave të orizit, PHA.

Lista e plotë e përbërësve

Water, Glycerin, Cocamidopropyl Betaine, Dipropylene Glycol, Disiloxane, 1,2-Hexanediol, Methyl Perfluoroisobutyl Ether, Methyl Perfluorobutyl Ether, Sodium Cocoyl Apple Amino Acids, Hydroxyethylcellulose, Sodium Chloride, Hexylene Glycol, Ethylhexylglycerin, Fragrance, Disodium EDTA, Tetrasodium Glutamate Diacetate, Butylene Glycol, Tocopherol, Gluconolactone, Pins Palustris Leaf Extract, Ulmus Davidiana Root Extract, Oenothera Biennis (Evening Primrose) Flower Extract, Pueraria Lobata Root Extract, Saccharomyces Ferment, Carica Papaya (Papaya) Fruit Extract, Hamamelis Virginiana (Witch Hazel) Bark/Leaf/Twig Extract, Mentha Rotundifolia Leaf Extract, Mentha Piperita (Peppermint) Leaf Extract, Ethyl Hexanediol, Propolis Extract, Sodium Hyaluronate, Oryza Sativa (Rice) Bran Extract, Phaseolus Radiatus Seed Extract, Carthamus Tinctorius (Safflower) Flower Extract, Diospyros Kaki Leaf Ex tract, Illite, Milk Protein Extract, Castanea Crenata (Chestnut) Shell Extract, Pyrus Malus (Apple) Fruit Extract

Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.

MEDIHEAL Mogongtox Wash-off Soda Bubble Sheet Mask

275 ALL 500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI