ABIB Gummy Sheet Mask Collagen Milk Sticker, një maskë hidratuese dhe rigjallëruese e formuluar me Proteinë Qumështi dhe kolagjen, një kombinim i cili ndihmon në rikthimin e një shkëlqimi më rinor! Kolagjeni me peshë të ulët molekulare, depërton në të gjitha shtresat e lëkurës për të nxitur prodhimin e tij, duke adresuar sigurisht shenjave të moshës, dhe rritjen e elasticitetit të lëkurës. Esenca e kësaj maske përmban gjithashtu ekstrakt centella asiatica dhe niacinamide dy përbërës kryesor që ndihmojnë në qetësimin e lëkurës së irrutuar duke lejuar një fund të mëndafshtë, rrezatues dhe të ushqyer. Maska është e përshtatshme kryesisht për lëkurë të thatë dhe të dehidratuar. Ky produkt është jokomodogjenik dhe i sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë.

Ky produkt është jokomodogjenik dhe i sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë.

Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale & natyrale.

*27ml
*1copë

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 10-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht, që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit "magjik"

proteinë qumështi, kolagjen, centella asiatica,  niacinamide

Lista e plotë e përbërësve

Water, Dipropylene Glycol, Niacinamide, Glycerin, Isopentyldiol, Cetearyl Ethylhexanoate, Butylene Glycol, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Panthenol, 1,2-Hexanediol, Glyceryl Stearate SE, Neopentyl Glycol Diheptanoate, Carbomer, Glyceryl Caprylate, Lactobacillus/Soymilk Ferment Filtrate, Collagen Extract, Tromethamine, Xanthan Gum, Ethylhexylglycerin, Methyl Glucose Sesquistearate, Adenosine, Paeonia Suffruticosa Root Extract, Centella Asiatica Extract, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Extract, Pantolactone, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Extract, Hydrogenated Lecithin, Asiaticoside, Asiatic Acid, Madecassic Acid, Polyglyceryl-10 Laurate, Tripeptide-1, Copper Tripeptide-1, Acetyl Tetrapeptide-5, Acetyl Tetrapeptide-2, Palmitoyl Pentapeptide-4, Palmitoyl Tripeptide-1, Hexapeptide-9,Hexapeptide-11, Palmitoyl Tripeptide-5, Disodium EDTA

ABIB është një markë koreane në industrinë e përkujdesjes së lekurës e themeluar në Janar 2016. Emri i saj, Abib, përkthehet si muaji i parë i kalendarit të lashtë hebraik dhe simbolizon një fillim të ri në përkujdesjen ndaj vetes.

Ekspertët e Abib punojnë për të krijuar formulime dhe produkte sa më inovative, që nxisin lëkurën në mënyrë sa më natyrale të mundshme në: procesin e largimit të qelizave të vdekura dhe rigjenerimit e tyrej; mbrojtjen ndaj përbërësve toksikë dhe agresorëve të jashtëm; ngadalësimin e procesit të plakjes.

Me të njëjtin përkushtim dhe pasion, Abib bën punë të palodhur kërkimore për të sjellë paketime të thjeshta dhe minimaliste, që jo vetëm ngjajnë bukur, por dhe mbrojnë përmbajtjen e produktit nga faktorët e jashtëm.

ABIB Gummy Sheet Mask Collagen Milk Sticker (1pc.)

600 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI