Një nga zonat më delikate, e në të njëjtën kohë që e shfaq plakjen e lëkurës, është ajo e qafës. Ne kemi një zgjidhje për ju: PETITFEE Gold Neck Cream! Ky krem është i specializuar dhe i adresohet vijave të holla dhe rrudhave në zonën e qafës. Shpeshherë ndodh të mos i kushtojmë shumë rëndësi, por zona e qafës kërkon të njëjtin trajtim njësoj si edhe lëkura në fytyrë, ndoshta dhe më shumë! Ky krem është kaq luksoz në përbërje sa do ta përdorni edhe për fytyrën! I formuluar me adenosine dhe ar të pastër 24 karat, ofron një rigjenerim të plotë lëkurës! Arrin të minimizojë vijat e holla dhe rrudhat, si edhe forcon barrierën mbrojtëse, duke rritur edhe elasticitetit e lëkurës. Përbërja e patentuar NDONR-2011 ndalon komunikimin midis muskujve dhe nervave të fytyrës për të parandaluar formimin e rrudhave! Nga ana tjetër formulimi me gjalpë shea dhe ekstrakt të mjaltit bën të mundur hidratimin e thellë, duke i ofruar zonës së qafës një pamje plot shkëlqim. Për efekte maksimale sugjerohet që kremi të përdoret së bashku me maskat e linjës: PETITFEE Gold Neck Pack. Kremi është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës dhe i adresohet shenjave të moshës.



Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*50ml

Aplikojeni kremin në lëkurë të pastër (te zona e qafës), në mëngjes dhe në mbrëmje. Masazhojeni butësisht me lëvizje nga lart drejt nofullës për përthithje sa më të plotë.

Përbërësit “magjik”

squalene, adenosine, ar 24 karat, ekstrakt mjalti, gjalpë shea

Lista e plotë e përbërësve

Shea Butter, Squalane, Gold, Honey Extract, Asarum Sieboldi Root Extract, Adenosine

E themeluar nga NS Retail Co., Ltd. në vitin 2007, marka PETITFEE është e specializuar në produktet e kujdesit të përditshëm të fytyrës dhe trupit që promovojnë elasticitetin dhe vitalitetin e lëkurës. Duke marrë emrin nga fjalët franceze "petit fée", që do të thotë "zanë e vogël", marka zhvillon produktet e saj nga hidrogeli, që hidratojnë thellësisht lëkurën. Të gjitha produktet PETITFEE dhe koelf janë 100% të prodhuara në Kore. 

Customer Reviews

Based on 1 review Write a review

PETITFEE Gold Neck Cream

3,700 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI