JUMISO Best Facial Serum Trial Kit, mund të jetë dhurata ideale nëse dëshironi t'i dhuroni lëkurës tuaj hidratim, riparim, ndricim & qetësim të saj. Një set i cili përmban esencë dhe plot 3 serume të cilët mund t'i përdorni në rutinën tuaj të përditshme.

 

JUMISO Snail Mucin 95+ Peptide Facial Essence

JUMISO Snail mucin 95+ peptide Facial Essence, vjen me një përqëndrimin plot 95% të këtij sekrecioni i cili njihet për fuqinë rigjeneruese dhe hidratuese për lëkurën shumë të dëmtuar. Sekrecioni i filtruar i kërmillit përmban vitamina dhe veti ushqyese dhe ripërtëritëse për lëkurën, duke targetuar: dehidratimin dhe zonat e ashpra të saj; shpërthimet dhe inflamacionin e akneve si edhe njollat e shkaktuara nga ato; hiperpigmentimin e lëkurës. Gjithashtu, kjo esencë është e formuluar me acid hialuronik dhe peptide për të stimuluar rigjenerimin qelizor dhe neurotransmetuesit, duke reduktuar shfaqjen e rrudhave dhe duke premtuar kështu një lëkurë më rinore dhe plot hidratim. Ka konsistencë të lehtë dhe përthithet butësisht, duke mos lënë aspak ndjesi ngjitjeje. Ky serum është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës.

*5ml


JUMISO All Day Vitamin Brightening & Balancing Facial Serum

JUMISO All Day Vitamin Brightening & Balancing Facial Serum është versioni i ri dhe i përmirësuar i serumit JUMISO Drop The Vita C Serum. I formuluar me të gjithë llojet e antioksidantëve, ky serum do të ushqejë dhe hidratojë thellësisht lëkurën tuaj. Përmban një kompleks vitaminash, si: A, B, D, E, K si dhe vitaminë C, për të ofruar njëtrajtësim të tonit të lëkurës. Nga ana tjetër formulimi me 86.14% ekstrakt Vitamin Tree një përbërës anti-inflamator dhe antioksidues së bashku me 20.000 ppm Niacinamide do t'ju ndihmojnë në zbehjen e hiperpigmentimit dhe lëmimin e vijave të holla dhe rrudhave. Lëkurën do e ndjeni gjithmonë të hidratuar falë përmbajtjes me acid hialuronik. Ndërsa ekstrakti i bimës centella asiatica dhe ekstrakti i lules së kamomilit (Matricaria), do t'ju ndihmojë në trajtimin dhe kurimin e akneve për të pasur një lëkurë më të shëndetshme se kurrë më parë. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës. Një mrekulli brenda një shisheje!

*5ml

JUMISO Super Soothing Cica & Aloe Facial Serum

Me siguri tashmë jeni njohur dhe jeni përdorues i ekstraktit të bimës centella asiatica dhe aloe veras. Por a keni provuar ndonjë produkt që të përmbajë këta 2 përbërës? JUMISO Super Soothing Cica & Aloe Facial Serum është serumi ideali për të gjithë ata që kanë lëkurë sensitive, të dehidratuar dhe të irrituar! Kjo sepse është i formuluar me 41% ekstrakt të bimës centella asiatica, që ofron qetësim ndaj çdo irritimi të mundshëm të lëkurës, sidomos ndaj skuqjes gjatë rrezatimit diellor. Ndihmon gjithashtu në zbehjen e shenjave post akne, në pastrimin e papastëritve nga poret e lëkurës, si dhe mban në kontroll shpërthimet e herëpashershme akneike, dhe e gjitha kjo, sepse ka veti anti-inflamatore! Ky serum përforcohet me 31% ekstrakt të bimës aloe vera dhe acidit hialuronik. Kjo përbërje ofron hidratim të thellë si edhe mundëson shërim dhe forcim të barrierës mbrojtëse të lëkurë. Përbërësit e këtij serumi nuk përfundojnë këtu, sepse ai gjithashtu përmban niacinamide si dhe ekstrakt të shelgut salix alba bark (white willow), për të ndihmuar në minimizimin e poreve, zbehjen e hiperpigmentimit dhe trajtimin e akneve. Pas aplikimit do të vëreni shkëlqim, elasticitet dhe butësi të lëkurës. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për atë sensitive. Formula e këtij serumi është jokomedogjenik, pra nuk krijon bllokim të poreve dhe i sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë.

*5ml

JUMISO Waterfull Hyaluronic Acid Serum

E ndjeni lëkurën shumë të thatë apo të dehidratuar? Mjafton të aplikoni vetëm disa pika nga serumi JUMISO Waterfull Hyaluronic Serum, për të rikthyer hidratimin dhe shkëlqimin e munguar në lëkurë! Çfarë e bën të veçantë këtë serum? Ashtu si e gjithë linja e JUMISO Waterfull Hyaluronic Line , edhe ky serum është i formuluar me kompleksin e 3 llojeve të ndryshme të acidit hialuronik në molekuala të madhësive të ndryshme: të vogël, të mesme dhe të mëdha! Në këtë mënyrë mund të arrihet depërtimi i tyre në të gjitha shtresat e lekurës. Ky serum është i formuluar me teknologjinë e patentuar Cera Presso™, duke bërë të mundur që acidi hialuronik, panthenoli dhe keramidet të arrijnë të ofrojnë hidratim instensiv, duke forcuar barrierën natyrale mbrojtëse të lëkurës, dhe për ta mbrojtur nga agresorët e jashtëm. Ky serum është i përshtatshëm për lëkurën e thatë, të dehidratuar, sensitive dhe për këdo që do të mbajë balancuar yndyrën-lagështinë në lëkurë.

*5ml

 

E gjithë formula është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe jo-komedogjenike. Nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.


JUMISO Snail Mucin 95+ Peptide Facial Essence

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni përgatitur me tonerin, merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) të esencës dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Këshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.

JUMISO All Day Vitamin Brightening & Balancing Facial Serum

Përdoreni pas tonerit apo esencës. Merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.

JUMISO Super Soothing Cica & Aloe Facial Serum

Përdoreni pas tonerit apo esencës. Merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.

JUMISO Waterfull Hyaluronic Acid Serum

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, mund ta përdorni në vend të esencës ose serumit në rutinën tuaj. Merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje. 

JUMISO Snail mucin 95+ peptide

Përbërësit "magjik"

95% sekrecion të kërmilit,  acid hialuronik, peptide

Lista e plotë e përbërësve

Snail Secretion Filtrate, Betaine, Butylene Glycol, Ethyl Hexanediol, Allantoin, Phenoxyethanol, Sodium Polyacrylate, Carbomer, Water, 1,2-Hexanediol, Sodium Hyaluronate, Panthenol, Adenosine, Arginine, Copper Tripeptide-1, Palmitoyl Pentapeptide-4, Acetyl Hexapeptide-8, Palmitoyl Tripeptide-1, Palmitoyl Tetrapeptide-7

JUMISO All Day Vitamin Brightening & Balancing Facial Serum

Përbërësit "magjik"

acid hialuronik, ekstrakt të bimës centella asiatica, ekstrakt i lules së kamomilit (Matricaria), ekstrakt Vitamin Tree.

Lista e plotë e përbërësve

Hippophae Rhamnoides Fruit Extract, Methylpropanediol, Glycerin, Niacinamide, Dipropylene Glycol, Sodium Hyaluronate, PEG-40 Hydrogenated Castor Oil, Centella Asiatica Extract, Polygonum Cuspidatum Root Extract, Scutellaria Baicalesis Root Extract, Camellia Sinesis Leaf Extract, Glycyrrhiza Glabra (Licorice) Root Extract, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Extract, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Extract, panthenol, Betaine, Ascorbic Acid, Hydroxyacetophenone, Pentylene Glycol, Caprylyl Glycol, Butylene Glycol, Chlorphenesin, Carbomer, Arginine, Disodium EDTA, Pelargonium Graveolens Flower Oil, Cymbopogon Martini Oil, Cananga Odorata Flower Oil, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Peel Oil, Rosa Damascena Flower Oil

JUMISO Super Soothing Cica & Aloe Facial Serum

Përbërësit "magjik"

ekstrakt Centella Asiastica, ekstrakt Aloe Vera

Lista e plotë e përbërësve

Centella Asiatica Extract, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Propanediol, Water, Butylene Glycol, Methylpropanediol, Niacinamide, Glycerin, Madecassoside, Asiaticoside, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Hyaluronic Acid, Sodium Acetylated Hyaluronate, Hydrolyzed Glycosaminoglycans, Ceramide NP, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Camellia Japonica Seed Oil, Macadamia Ternifolia Seed Oil, Argania Spinosa Kernel Oil, Limnanthes Alba (Meadowfoam) Seed Oil, Chamaecyparis Obtusa Leaf Extract, Glycine, Serine, Glutamic Acid, Benzyl Glycol, Aspartic Acid, Leucine, Alanine, Lysine, Arginine, Tyrosine, Phenylalanine, Valine, Threonine, Proline, Isoleucine, Histidine, Methionine, Cysteine, Lactobacillus/Soybean Ferment Extract, Portulaca Oleracea Extract, Origanum Vulgare Leaf Extract, Cinnamomum Cassia Bark Extract, Salix Alba (Willow) Bark Extract, Scutellaria Baicalensis Root Extract, Diethoxyethyl Succinate, SpiruLina Maxima Extract, Dipropylene Glycol, Raspberry Ketone, Caprylyl Glycol, Allantoin, Sodium Polyacryloyldimethyl Taurate, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, 1,2-Hexanediol, Hydroxyethylcellulose, Hydrogenated Polydecene, Octyldodecanol, Hydrogenated Lecithin, Trideceth-10, Dipotassium Glycyrrhizate, Adenosine, Hydroxyacetophenone, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Ethylhexylglycerin, Disodium EDTA

JUMISO Waterfull Hyaluronic Acid Serum

Përbërësit "magjik"

kompleksi me 3 lloje të ndryshme të acidit hialuronik, panthenol, ceramide

Lista e plotë e përbërësve

Water, Butylene Glycol, Glycerin, Dipropylene GIycol, 1,2-Hexanediol, Pentylene Glycol, Sodium Hyaluronate, Chlorella Vulgaris Extract, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hyaluronic Acid, Betaine, Panthenol, Trehalose, Polyglyceryl-10 Laurate, Glucose, Ammonium Acryloyld imethyltaurate/VP Copolymer, Fructooligosaccharides, Fructose, Tromethamine, Ethylhexylglycerin, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, Allantoin, Choleth-24, Hydrogenated Lecithin, Tocopherol, Ceramide NP, Carbomer, Xanthan Gum

JUMISO është një filial i markës HELLOSKIN që ofron të gjitha llojet e maskave qetësuese dhe produkteve hidratuese të kujdesit të lëkurës, të cilat rinovojnë dhe ushqejnë lëkurën. Marka e ka marrë emrin nga fjalët koreane "ju", që do të thotë "të japësh" dhe "miso", që do të thotë "buzëqeshje" - emri i markës është mishërimi i përsosur i ndikimeve pozitive që kanë produktet e tyre dhe shërbimi ndaj klientit. Duke i dhënë përparësi kënaqësisë së klientit mbi të gjitha, kjo është një markë ku mund të gjeni produkte adresuar hiperpigmentimit, shenjave të moshës, mungesës së hidratimit si edhe mungesës së elasticitetit në lëkurë. Duke përdorur një shumëllojshmëri të gjerë përbërësish të provuar dhe të testuar si vitamina C, ekstrakti centella asiatica apo sekrecioni i filtruar i kërmillit, JUMISO ka arritur të krijojë formula të krijuara me mjeshtëri që i japin lëkurës tuaj një gjallëri krejtësisht të re. Ofrojini lëkurës shkëlqimin që meriton.

JUMISO Best Facial Serum Trial Kit

2,000 ALL 2,500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI