RE:P. Nutrinature Ultra All-Night Moisture & Relief Mask, është një zgjedhje e shkëlqyeshme për t’i dhënë lëkurës suaj një dozë të nevojshme të kujdesit gjatë natës. Kjo maskë gjumi ushqen, hidraton dhe përmirëson teksturën e lëkurës përgjatë kohës kur ju jeni duke fjetur. Përbërësit natyralë si ekstrakti i vajit të ullirit dhe i borzilokut, përmirësojnë dhe rrisin elasticitetin e lëkurës. Ndërsa, formulimi me ekstraktin e kalendulës, e cila përmban sasi të madhe përbërësish anti-inflamatorë si karotenoidet, flavonoidet dhe luteinën, do të ndihmojë në qetësimin e lëkurës me tendencë akneike. Niacinamidet gjithashtu kontribuojnë në tkurrjen e madhësisë së poreve, dhe trajtimin e hiperpimentimit post-akne, si edhe nxitjen e prodhimit të kolagjenit. E përshtatshme për lëkurën e thatë, të dehidratuar, sensitive dhe me tendencë akneike. Ky produkt është i sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë.

Formula e tij është vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, sulfate, fragrancë artificiale.

*130gr

Aplikojeni në mbrëmje, në hapin e fundit të rutinës suaj. Merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë. Në mëngjes, lajeni fytyrën me pastruesin tuaj. Këshillohet të përdoret 2-3 herë në javë.

Përbërësit "magjik"

ekstrakt vaj ulliri, borzilok, ekstrakt i bimës së kalendulës, niacinamde

Lista e plotë e përbërësve

WATER (AQUA),GLYCERIN,BUTYLENE GLYCOL,NIACINAMIDE,CYCLOPENTASILOXANE,POLYGLYCERYL-3 METHYLGLUCOSE DISTEARATE,ETHYLHEXYL ETHYLHEXANOATE,CYCLOHEXASILOXANE,GLYCERYL STEARATE SE,METHYL GLUCOSE SESQUISTEARATE, HYDROXYETHYLCELLULOSE, CARBOMER,TROMETHAMINE, NELUMBO NUCIFERA SEED EXTRACT, DIMETHICONOL, ADENOSINE,MELISSA OFFICINALIS FLOWER/LEAF/STEM WATER,ANTHEMIS NOBILIS FLOWER WATER,CALENDULA OFFICINALIS FLOWER WATER,ROSA DAMASCENA FLOWER WATER,TRITICUM SPELTA SEED WATER,DISODIUM EDTA,FRAGRANCE (PARFUM),1,2-HEXANEDIOL,AZADIRACHTA INDICA LEAF EXTRACT,ARTEMISIA ANNUA EXTRACT,ROSA CANINA FRUIT OIL,OLEA EUROPAEA (OLIVE)FRUIT OIL,SYMPHYTUM OFFICINALE LEAF EXTRACT,PHENOXYETHANOL,HELICHRYSUM ARENARIUM EXTRACT,CALENDULA OFFICINALIS FLOWER EXTRACT,PERSEA GRATISSIMA (AVOCADO) FRUIT EXTRACT,ZANTHOXYLUM PIPERITUM FRUIT EXTRACT,PULSATILLA KOREANA EXTRACT,USNEA BARBATA (LICHEN) EXTRACT,ETHYLHEXYLGLYCERIN,GARDENIA RED ,SAFFLOWER YELLOW

RE:P. Nutrinature Ultra All-Night Moisture & Relief Mask

2,300 ALL 3,000 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI