BY WISHTREND Vitamin A-mazing Bakuchiol Night Cream është një krem i shquar me funksion të dyfishtë, duke ofruar një zgjidhje të përsosur për të trajtuar shenjat e moshës dhe aknet. Ky produkt inovativ përdor formulën unike, duke përfshirë dy përbërës kryesorë Retinal me 300 ppm dhe Bakuchiol me 10,000 ppm. Retinali, një formë e vitaminës A, përmirëson pamjen e linjave të imëta dhe rrudhave të avancuara. Nxit prodhimin e kolagjenit, rrit elasticitetin e lëkurës, ofron shkëlqim, ushqen dhe e hidraton lëkurën thellësisht! Por sigurisht targeton edhe tendencën akneike, si dhe shenjat e ngelura post-akne. Nga ana tjetër, Bakuchioli i  ekstraktuar nga farat e Psoralea corylifolia (njihet ndryshe si "babchi"), mund të përdoret nga të gjitha tipet e lëkurës dhe është një alternativë e retinolit, duke mos u shqetësuar aspak për irritimet apo efektet anësore të mëvonshme. Konsistenca e këtij kremi është e lehtë, jo ngjitëse, dhe përthithet menjëherë nga lëkura. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, madje edhe për atë sensitive dhe akneike.

Formula e tij është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: paraben, sulfate, fragrancë artificiale. 



*30gr

Të fillohet përdorimi NGADALË dhe SASI TË PAKËT!

Sugjerojmë nisjen e këtij produkti në mënyrë graduale, që lëkura të arrijë të adaptohet, duke shmangur çdo irritimin të mundshëm. Të përdoret gjithmonë në mbrëmje, duke aplikuar një sasi të vogël, dhe të niset përdorimi 3 herë në javë dhe gradualisht mund të rritet frekuenca 1 natë po, 1 natë jo, duke qenë gjithmonë të kujdesshëm si reagon lëkura.

Java 1-2

Në mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, aplikoni një sasi të vogël, dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore në zonat më problematike, p.sh: zona poshtë syve, rreth gojës, ballit, dhe qafës derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përdoreni në mbrëmje 1 natë po, 1 natë jo, në sasinë 0.1ml për çdo zonë/ sa një kokërr orizi.

Java 3 - në vazhdim

Çdo mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, aplikoni një sasi të vogël dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore në zonat më problematike derisa të jetë përthithur tërësisht.

*Faza e "ndërtimit të tolerancës", mund të shkurtohet ose zgjerohet në mënyrë individuale sipas reagimit të lëkurës së gjithësecilit.

*Frekuenca e përdorimit të rritet gradualisht si edhe zona në të cilën do ta përdorni po ashtu.

Përbërësit "magjik"

 300 ppm Retinal, 10,000 ppm Bakuchiol 

Lista e plotë e përbërësve

Aqua(Water), Glycerin, Hydrogenated Polydecene, Caprylic/Capric Triglyceride, Betaine, Phenyl Trimethicone, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Cetyl Alcohol, Macadamia Integrifolia Seed Oil, Niacinamide, Glyceryl Glucoside, Glyceryl Stearate, Bakuchiol, Trehalose, Behenyl Alcohol, Pentaerythrityl Distearate, 1,2-Hexanediol, Polyglyceryl-10 Laurate, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Dipropylene Glycol, Hydroxyacetophenone, Laminaria Japonica Extract, Eclipta Prostrata Leaf Extract, Sodium Stearoyl Glutamate, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Glucose, Fructooligosaccharides, Butylene Glycol, Sodium Hyaluronate, Retinal, Hydrogenated Lecithin, Beta-Glucan, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Centella Asiatica Extract, Ficus Carica (Fig) Fruit Extract, Ceramide NP, Tocopherol, Collagen, Leuconostoc/Radish Root Ferment Filtrate, Palmitoyl Tripeptide-8, Dextran

By Wishtrend është një markë e njohur e kujdesit të lëkurës, e përfshirë në kompaninë udhëheqëse K-Beauty, Wishtrend. Kjo markë koreane ka një qëllim të qartë: ofrimi të produkteve inovative dhe cilësore për të adresuar shqetësime specifike të lëkurës, duke synuar të sjellë një pamje të shëndetshme dhe të freskët.

Produktet e By Wishtrend përdorin përbërës natyralë dhe teknologji të avancuara për të arritur rezultate të mira.

Një element i rëndësishëm është se të gjitha produktet e kësaj marke janë 100% të prodhuara në Kore, theksuar cilësinë dhe traditën e kujdesit të lëkurës koreane. Përdorimi i tyre mund të sjellë një përparim të dukshëm në pamjen dhe shëndetin e lëkurës.

BY WISHTREND Vitamin A-mazing Bakuchiol Night Cream

3,500 ALL 4,000 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI