Ky serum me vitaminë C është një formulë e pasur me përqendrim të lartë, duke përmbajtur 70% ujë nga gjethja e Vitamin Tree dhe 21.5% vitaminë C të pastër, një kombinim i fuqishëm për të përmirësuar shëndetin dhe pamjen e lëkurës. Vitamina C konsiderohet si një nga përbërësit më të mirë kundër plakjes në Industrinë e Përkujdesjes së Lëkurës – dhe çelësi për të mbajtur një lëkurë të lëmuar, të njëtrajtshme dhe me shkëlqim! Veç kësaj, ky përbërës i mrekullueshëm nxit prodhimin e kolagjenit për të përmirësuar shenjat e moshës, për të rritur elasticitetin dhe parandaluar formimin e vijave të imëta. Nga ana tjetër, përbërëja me ujë nga gjethja e Vitamin Tree rrit fuqinë antioksiduese vitaminës C për t'ju adresuar problematikave të lëkurës të sipërpërmendura. Gjithashtu, ka potencialin për të pastruar lëkurën nga toksinat dhe ndihmuar në detoksifikimin e saj. Ky serum vepron menjëherë sapo të aplikohet në lëkurë, ku do të vëreni shkëlqim në të!

Formula e tij është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: paraben, sulfate, fragrancë artificiale. 



*30ml

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, tundeni shishen lehtësisht 1-2 herë dhe aplikoni disa pika në lëkurë. Nëse është e nevojshme riaplikoni një shtresë më shumë në zonat problematike me njolla në lëkurë. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Për të maksimizuar efektin dhe për të parandaluar oksidimin e produktit, mbajeni në një vend të freskët dhe të errët. Në ditën pasardhëse, aplikoni krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 50+ ose më të lartë.

Përbërësit "magjik"

70% ujë nga gjethja e Vitamin Tree dhe 21.5% vitaminë C

Lista e plotë e përbërësve

Hippophae rhamnoides water, ascorbic acid, sodium lactate, 1,2-hexanediol, sodium hyaluronate, panthenol, cassia obtusifolia seed extract, allantoin, xanthan gum, ethyl hexanediol

By Wishtrend është një markë e njohur e kujdesit të lëkurës, e përfshirë në kompaninë udhëheqëse K-Beauty, Wishtrend. Kjo markë koreane ka një qëllim të qartë: ofrimi të produkteve inovative dhe cilësore për të adresuar shqetësime specifike të lëkurës, duke synuar të sjellë një pamje të shëndetshme dhe të freskët.

Produktet e By Wishtrend përdorin përbërës natyralë dhe teknologji të avancuara për të arritur rezultate të mira.

Një element i rëndësishëm është se të gjitha produktet e kësaj marke janë 100% të prodhuara në Kore, theksuar cilësinë dhe traditën e kujdesit të lëkurës koreane. Përdorimi i tyre mund të sjellë një përparim të dukshëm në pamjen dhe shëndetin e lëkurës.

BY WISHTREND Pure Vitamin C 21.5% Advanced Serum

3,300 ALL 3,900 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI