Larja e fytyrës është një hap shumë i rëndësishëm për kujdesin e lëkurës dhe ka shumë më tepër sesa thjesht pak larës dhe një spërkatje uji. Në fakt, nëse përdorni një peshqir të ashpër për të tharë fytyrën tuaj, ju mund të zhbëni të gjithë punën e rutinës së kujdesit. Arsyeja? Sipërfaqja e ashpër e peshqirit dëmton lëkurën tuaj të ndjeshme. Por mos u shqetësoni! "KORAL SECRETS" sjell në koleksion peshqirin për fytyrën I DEW CARE Soft Handy Towel. I formuluar me 100% pambuk, një material kryesor për shkak të butësisë dhe absorbueshmërisë së lartë, I DEW CARE Soft Handy Towel ofron një kujdes të veçantë lëkurës suaj. Përveç kësaj ky peshqir mund t'i rezistojnë cikleve të ndryshme të larjes, ndërkohë që duket i ri dhe shumë më i rafinuar se peshqirët e zakonshëm.

 

*Ky produkt si edhe çdo produkt i markës I DEW CARE, ka cerifikatë VEGAN & PETA-ANIMAL TEST-FREE.

Marka I DEW CARE është krijuar për të ofruar një përvojë argëtuese dhe efektive me produktet e krijuara për kujdesin e lëkurës. Që nga paketimi i jashtëm i cili është gjithmonë i këndshëm, e deri te performance e produktit, marka I DEW CARE përpiqet që të kënaqë të gjithë përdoruesit e produkteve të tyre me përbërjet më unike, aroma të shijshme dhe rezultate të dukshme reale. Kjo markë është në një lidhje shumë të ngushtë me shkencën. Të gjitha formulimet e produkteve testohen klinikisht me përbërës të cilët janë të sigurt jo vetëm për lëkurën tonë, por edhe për mjedisin. Qëllimi i kësaj marke është krijimi i produkteve sa më profesionale në K-Beauty duke kombinuar shkencën bashkë me bukurinë e lëkurës. Produktet e markës I DEW CARE janë për çdo lloj tipologjie lëkure dhe adresojnë disa problematika. Të gjitha produktet prodhohen në Korenë e Jugut.

I DEW CARE Soft Handy Towel

700 ALL 1,100 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI