I DEW CARE Rolling With It Ice Massage Roller, është një mjet inovativ për kujdesin e lëkurës, i cili kombinon teknikën e masazhit me efektet ftohës. Kjo teknikë e masazhit përmes rulit ndihmon në zvogëlimin e fryrjes dhe sjell një ndjesi qetësuese për lëkurën si edhe ndihmon në stimulimin e qarkullimit të gjakut në fytyrë, duke kontribuar në rritjen e freskisë dhe elasticitetit të lëkurës. Gjithashtu, shoqërimi i këtij ruli me produkte si serume, hidratues, apo maska mund të përmirësojë absorbimin e tyre në lëkurë, duke sjellë një efekt më të fuqishëm dhe të qëndrueshëm. Dizajni i lehtë për t’u përdorur dhe lëvizshmëria e tij e bëjnë atë një mjet të përshtatshëm për përdorim në çdo kohë dhe kudo.

*Ky produkt si edhe çdo produkt i markës I DEW CARE, ka cerifikatë VEGAN & PETA-ANIMAL TEST-FREE

*50*50*65mm

Për të përdorur I DEW CARE Rolling With It Ice Massage Roller, hiqni kapakun e poshtëm. Dezinfektoni rulin me alkool ose ndonjë zgjidhje tjetër antibakteriale përpara çdo përdorimi. Masazhoni butësisht çdo pjesë të fytyrës me rul për 5-10 minuta.

*Nëse rulja nuk funksionon, shtypni topin e rrotullës përpara përdorimit.

KËSHILLA: Përdoreni me maskë prej pëlhure ose produkte me bazë lëngu për përthithje më të mirë.

çelik

Marka I DEW CARE është krijuar për të ofruar një përvojë argëtuese dhe efektive me produktet e krijuara për kujdesin e lëkurës. Që nga paketimi i jashtëm i cili është gjithmonë i këndshëm, e deri te performance e produktit, marka I DEW CARE përpiqet që të kënaqë të gjithë përdoruesit e produkteve të tyre me përbërjet më unike, aroma të shijshme dhe rezultate të dukshme reale. Kjo markë është në një lidhje shumë të ngushtë me shkencën. Të gjitha formulimet e produkteve testohen klinikisht me përbërës të cilët janë të sigurt jo vetëm për lëkurën tonë, por edhe për mjedisin. Qëllimi i kësaj marke është krijimi i produkteve sa më profesionale në K-Beauty duke kombinuar shkencën bashkë me bukurinë e lëkurës. Produktet e markës I DEW CARE janë për çdo lloj tipologjie lëkure dhe adresojnë disa problematika. Të gjitha produktet prodhohen në Korenë e Jugut.

I DEW CARE Rolling With It Ice Massage Roller

1,100 ALL 1,400 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI