Nëse kërkoni një eksperiencë të veçantë për lëkurën tuaj, I DEW CARE Space Kitten Exfoliating Charcoal Peel-off Mask (T-Zone) është zgjedhja e duhur. Kjo maskë pastruese dhe purifikuese, për ata që dëshirojnë të trajtojnë  T-zonës me kujdes të veçantë.  Formula e saj e pasur përmban një kombinim të fuqishëm të pluhurit të safirit për të larguar sebumin e tepërt dhe papastërtitë, ndërsa qymyri druri dhe hiri vullkanik bën të mundur largimin e shtresës së sipërme të qelizave të vdekura, duke nxjerrë në pah lëkurën e re dhe të shëndetshme. Nga ana tjetër, vaji i farës Moringa mbron lëkurën nga çdo radikal i lirë dhe agjent i jashtëm, duke i "vetëpastruar" për një pamje të pastër dhe të shëndetshme. I përshtatshëm për të gjithë tipet e lëkurës, madje dhe për atë sensitive, dhe me tendencë akneike.

Formula e saj është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate.

*Ky produkt si edhe çdo produkt i markës I DEW CARE, ka cerifikatë VEGAN & PETA-ANIMAL TEST-FREE.

*100gr

Për të filluar, shpëlajeni fytyrën butësisht me ujë të ngrohtë. Shmangni ujin e ftohtë, pasi mund të kontraktojë lëkurën, duke mbyllur poret. Pasi të keni pastruar lëkurën  përhapeni butësisht në zonën T në mënyrë të barabartë. Sigurohuni që të shmangni zonat më të ndjeshme të fytyrës suaj, si zonë rreth syve dhe buzëve. Kur maska të jetë tharë plotësisht (20-30 minuta), tërhiqeni ngadalë poshtë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj. Mund të përdoret 2-3 herë ne javë.

Përbërësit "magjik"

pluhur safir, qymyr druri dhe hir vullkanik, vaj i farës Moringa

Lista e plotë e përbërësve

Water, Polyvinyl Alcohol, Alcohol Denat., Dipropylene Glycol, Mica, Bentonite, Xanthan Gum, Sapphire Powder, Moringa Oleifera Seed Oil, Charcoal Powder, Volcanic Sand, Tocopherol, 1,2-Hexanediol, C12-14 Pareth-12, Calcium Titanium Borosilicate, Calcium Aluminum Borosilicate, Sodium Acetate, Ethylhexylglycerin, Silica, Disodium Edta, Tin Oxide, Titanium Dioxide (Ci 77891), Iron Oxides (Ci 77499), Fragrance,

Marka I DEW CARE është krijuar për të ofruar një përvojë argëtuese dhe efektive me produktet e krijuara për kujdesin e lëkurës. Që nga paketimi i jashtëm i cili është gjithmonë i këndshëm, e deri te performance e produktit, marka I DEW CARE përpiqet që të kënaqë të gjithë përdoruesit e produkteve të tyre me përbërjet më unike, aroma të shijshme dhe rezultate të dukshme reale. Kjo markë është në një lidhje shumë të ngushtë me shkencën. Të gjitha formulimet e produkteve testohen klinikisht me përbërës të cilët janë të sigurt jo vetëm për lëkurën tonë, por edhe për mjedisin. Qëllimi i kësaj marke është krijimi i produkteve sa më profesionale në K-Beauty duke kombinuar shkencën bashkë me bukurinë e lëkurës. Produktet e markës I DEW CARE janë për çdo lloj tipologjie lëkure dhe adresojnë disa problematika. Të gjitha produktet prodhohen në Korenë e Jugut.

I DEW CARE Space Kitten Exfoliating Charcoal Peel-off Mask (T-Zone)

2,700 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI