CLIO Hydro Makeup Sponge Original (L), një sfungjer unik me cilësi të lartë, i cili ju ndihmon të fiksoni makeup-in dhe fondatinën në mënyrë perfekte, pa krijuar asnjë krisje të saj në vijat e imëta poshtë syve apo të të gjithë pjesës së mimikës. Me kontakt me ujin ky sfungjer arrin të bëhet 1,5 herë më i madh, duke ndihmuar kështu në përhpjen e fondatinës në mënyrë perfekte si edhe duke sigurur përthithje minimale të produktit (bazë e lëngshme, krem, pluhur). CLIO Hydro Makeup Sponge Original (L) mund të përdoret në mënyrë të sigurt edhe nga lëkura sensitive falë materialit jo latex.

*6ea

Pasi të keni vendosur kremin mbrojtës ndaj diellit, aplikoni fondatinën me sfungjerin CLIO Hydro Makeup Sponge Original (L).

Aplikimi me sfungjer të lagur: Lagni sfungjerin me ujë, shtrydhni pjesën e tepërt dhe lyeni me pak fondatinë mbi sfungjer dhe vendoseni në lëkurë.

Aplikimi të thatë: Përdoreni si një sfungjer normal, lyeni pak bazë mbi sfungjer dhe vendoseni në lëkurë

CLIO PROFESSIONAL është një markë koreano-jugore me bazë në distriktin Seongdong, Seul, Koreja e Jugut. E krijuar në vitin 1993 ofron produkte profesionale kozmetike. Me kalimin e kohës, kompania u degëzua në produkte të tjera të kujdesit të lëkurës, flokëve dhe trupit duke lançuar kështu markat: Peripera në vitin 2005, Goodal në vitin 2011 dhe Healing Bird në vitin 2017. Në vitin 2012 marka koreano-jugore CLIO PROFESSIONAL hapi dyqanin e saj Club Clio duke shitur të gjitha produkteve e markave të saj. Deri në fundin e vitit 2016 marka numëron plot 95 dyqane! Të gjitha produktet mbeten shumë të preferuara dhe të shitura në Korenë e Jugut dhe gjithë Europën. Fondatina kompakte është produkt “Bestseller” tashmë në KORAL SECRETS! Duke punuar me një ekip kërkimi dhe zhvillimi me bazë në Evropë, marka zhvillon vazhdimisht koleksione të reja për t'iu përshtatur tendencave dhe stinëve.

CLIO Hydro Makeup Sponge Original (L)

1,400 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI