BY WISHTREND Propolis Energy Calming Ampoule është një serum në trajtë ampoule e cila përmban në formulim 15% ekstrakt propolis dhe houttuynia cordata. Propolis, i njohur tashmë për vetitë e tij antibakteriale, antimykotike, antiseptike dhe anti-inflamatore, përveçse qetëson dhe hidraton lëkurën, ndihmon në rigjenerimin më të shpejtë qelizor. Ndërsa përbërja me Houttuynia Cordata, siç njihet ndryshe me emërtimin "heart leaf", ndihmon në shërimin e shpejtë dhe minimizimin e inflamacionit në lëkurë. Pas përdorimit të këtij serumi, do të gëzoni një lëkurë të shëndetshme e plot shkëlqim. Konsistenca e tij është e lehtë dhe përthithet shumë shpejt nga lëkura. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, sidomos për atë sensitive.

Formula e tij është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: paraben, sulfate, fragrancë artificiale. 



*30ml

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, mund ta përdorni në vend të esencës ose serumit në rutinën tuaj. Merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje. 

Përbërësit "magjik"

15% ekstrakt propolis, houttuynia cordata

Lista e plotë e përbërësve

Houttuynia Cordata Extract, Propolis Extract, Glycerin, Propanediol, Isopentyldiol, 1,2-Hexanediol, Water, Sodium Hyaluronate, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Corallina Officinalis Extract, Portulaca Oleracea Extract, Punica Granatum Fruit Extract, Hamamelis Virginiana (Witch Hazel) Extract, Melia Azadirachta Flower Extract, Panthenol, Perilla Frutescens Extract, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Lactobacillus Ferment, Melia Azadirachta Leaf Extract, Butylene Glycol, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Betaine, Xanthan Gum, Ethylhexylglycerin, Disodium EDTA, Zinc PCA, Pantolactone

By Wishtrend është një markë e njohur e kujdesit të lëkurës, e përfshirë në kompaninë udhëheqëse K-Beauty, Wishtrend. Kjo markë koreane ka një qëllim të qartë: ofrimi të produkteve inovative dhe cilësore për të adresuar shqetësime specifike të lëkurës, duke synuar të sjellë një pamje të shëndetshme dhe të freskët.

Produktet e By Wishtrend përdorin përbërës natyralë dhe teknologji të avancuara për të arritur rezultate të mira.

Një element i rëndësishëm është se të gjitha produktet e kësaj marke janë 100% të prodhuara në Kore, theksuar cilësinë dhe traditën e kujdesit të lëkurës koreane. Përdorimi i tyre mund të sjellë një përparim të dukshëm në pamjen dhe shëndetin e lëkurës.

BY WISHTREND Propolis Energy Calming Ampoule

2,900 ALL 3,600 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI