Është momenti të ushqeni thellësisht lëkurën tuaj, falë këtij locioni të formuluar me përbërës të çmuar! MARY & MAY Collagen Booster Lotion përmban 1.3% kolagjen të formular në struktura dhe peshë shumë të vogla molekulare, për të nxitur prodhimin e kolagjenit në lëkurë duke minimizuar në këtë mënyrë vijat e holla dhe rrudhat, si dhe për t’i parandaluar ato. Ndërsa formulimi me acetylhexapeptide-8, është një peptid i formuluar me peshë të ulët molekulare i njohur ndryshe si "botox", ia rrit fuqinë kolagjenit në lëkurë, dhe ndalon komunikimin e nervave me muskujt duke prandaluar edhe krijimin e rrudhave. Nga ana tjetër përbërësi lipid i patentuar me origjinë bimore, imiton lëkurën e shëndetshme dhe të re të moshës 22-vjeçare, duke forcuar strukturën e kolagjenit dhe peptides. Ndërsa niacinamidet do të zbehin njollat kafe dhe hiperpigmentimin. Menjëherë pas aplikimit, lëkura hidratohet thellësish. Paketimi i këtij locioni është prej qelqi ngjyrë kafe për të minimizuar dekompozimin e locionit nga ajri dhe rrezet e diellit. Konsistenca e tij është e lehtë dhe përthithet menjëherë në lëkurë, duke mos lënë aspak ndjesi ngjitje ose rëndese. I përshtatshëm për lëkurë të yndyrshme, mikse, normale dhe i adresohet shenjave të moshës.

Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate.

*120ml

Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit hidratues dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.

Përbërësit "magjik"

kolagjen, acetylhexapeptide-8, niacinamide

Lista e plotë e përbërësve

Purified Water, Glycerin, Glycereth-26, Caprylic/Capric Triglyceride, Niacinamide, Cetearyl Alcohol, Adenosine, Hydrolyzed Collagen (453ppm), Soluble Collagen (453ppm), Collagen Extract (453ppm), Acetyl Hexapeptide-8 (1ppm), Glyceryl Stearate SE, Dipropylene Glycol, Cetyl Ethylhexanoate, Sorbitan Stearate, Palmitic Acid, Hydroxyacetophenone, Stearic Acid, Carbomer, Arginine, Allantoin, Jojoba Oil/Macadamia Seed Oil Esters, Butylene Glycol, Caprylyl Glycol, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, Disodium EDTA, Squalene, 1,2-Hexanediol, Phytosteryl Macadamiate, Phytosterols, Ethylhexylglycerin, Tocopherol, Fragrance

E nxitur nga motoja "Më pak është më shumë", marka koreane e kujdesit për lëkurën MARY & MAY përpiqet të ofrojë kujdes intensiv, falë produkteve me çmime të përballueshëm të lëkurës për konsumatorët në komoditetin e shtëpive të tyre. Produktet e tij dhe efektive përfshijnë përbërës të cilësisë së lartë dhe natyralë që janë thelbësorë në rritjen e bukurisë natyrore të lëkurës dhe trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës. Të gjitha produktet e kujdesit të lëkurës Mary & May ndahen sipas funksioneve, kështu që ju mund të zgjidhni dhe t'i kombinoni ato lehtësisht për t'ju përshtatur shqetësimeve të lëkurës tuaj, si: hiperpigmentimi, hidratimi, qetësimi, shenjat e moshës dhe aknet. Mary & May është e përkushtuar për t'u bërë partnere e secilit prej jush në këtë udhëtim, duke nxjerrë në pah bukurinë e lëkurës tuaj. Për të zvogëluar ndikimin në mjedis, paketimi i MARY & MAY është bërë me materiale miqësore me mjedisin, duke përfshirë letrën e ricikluar dhe bojën e vajit të sojës. Të gjitha produktet MARY & MAY janë prodhuar në Kore. 

Customer Reviews

Based on 1 review Write a review

MARY & MAY Collagen Booster Lotion

1,500 ALL 2,200 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI