NEOGEN DERMALOGY A-Clear Soothing Pink Eraser, është një trajtim shumë efektiv dhe i shpejtë që lufton në mënyrë topike (lokale) aknet me inflamacion të lartë. E përshtatshme edhe për lëkurën më të ndjeshme, duke mos shkaktuar irritim dhe tharje të saj. Përbërësit kyç janë calamine (medikament), vaji esencial i Pemës së Çajit, dhe 4 lloje të ndryshme ekstraktesh të bimës Centella Asiatica.

Formula e tij nuk përmban: paraben, aromë artificiale, ngjyrues artificial, silikon, vaj mineral dhe produkte me origjinë shtazore.

 *15ml

Në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, me një tampon veshësh merrni nga lëngu i këtij produkti duke siguruar që keni tërhequr nga pudra ngjyrë rozë në fund të shishes. Tregoni kujdes të mos e tundni shishen që përbërja e lëngut dhe pudrës të mos përzihen.

Më pas mund të vazhdoni me aplikimin e produkteve të tjera të rutinës suaj.

Përbërësit "magjik"

calamine, vaj esencial nga gjethja e Pemës së Çajit Melaleuca Alternifolia (Tea Tree), asiaticoside, acid madecassic, acid Asiatic, madecassoside

Lista e plotë e përbërësve

INGREDIENTS

Water, Alcohol Denat., Calamine, Glycerin, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil, Asiaticoside, Madecassic Acid, Asiatic Acid, Madecassoside, Camellia Sinensis Leaf Extract, Opuntia Coccinellifera Fruit Extract, Centella Asiatica Extract, Sapindus Trifoliatus Fruit Extract, Camellia Japonica seed Extract, Camellia Japonica Flower Extract, Citrus Unshiu Peel Extract, Rubus Idaeus (Raspberry) Fruit Extract, Cymbopogon Citratus Extract, Melissa Officinalis Leaf Extract, Vaccinium Angustifolium (Blueberry) Fruit Extract, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Fruit Extract, Carica Papaya (Papaya) Fruit Extract, Camellia Japonica Leaf Extract, Guaiazulene, Panthenol, Glycyrrhiza Glabra (Licorice) Root Extract, Rubus Fruticosus (Blackberry) Fruit Extract, Salicylic Acid, PEG-60 Hydrogenated Castor Oil, Trideceth-10, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Ethylhexylglycerin

NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e NEOGEN-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, NEOGEN ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.

NEOGEN DERMALOGY A-Clear Soothing Pink Eraser

1,200 ALL 2,100 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI