I'M FROM  Licorice Soothing Ampoulejo vetëm rigjeneron dhe forcon barrierën e lekurës, por është ideal nëse shpërthimi i vazhdueshëm akneik është kthyer në shqetësimin tuaj më të madh. I formuluar me 73% ekstrakte rrënje të bimës së Jamball ndihmon për të trajtuar aknet, minimizuar inflamacionin, skuqjen dhe sensitivitetin në lëkurë. Nga ana tjetër, ky serum përmban gjithashtu panthenol (Vitamina B5), një përbërës i cili ofron lëmim të vijave të holla dhe rrudhave duke bërë të mundur rigjenerimin e plotë të lëkurës. Përshtatet për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht atë akneike dhe sensitive!

Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.

*30ml

Përdoreni pas tonerit dhe/ose pas esencës. Merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit "magjik"

73% ekstrakte rrënje,  të bimës së Jamball,  panthenol (Vitamina B5)

Lista e plotë e përbërësve

Glycyrrhiza Uralensis (Licorice) Root Extract, Butylene Glycol, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Water, Betaine, Sodium Hyaluronate, Panthenol, Xanthan Gum, Erythritol, Beta-Sitosterol, Malt Extract, Cysteine HCl, Ammonium Glycyrrhizate, Phytosterols, Sclerotium Gum, Glycine, Ethylhexylglycerin, Polyglyceryl-10 Myristate, Polyglyceryl-10 Laurate

Marka e produkteve të përkujdesjes ndaj lëkurës “I’M FROM” njihet për filozofinë e saj të veçantë që e dallon nga markat e tjera. Secili produkt me shumë krenari, liston të gjithë përbërësit, si edhe origjinën e tyre dhe kështu merr kuptim emri i markës “I’M FROM”, që do të thotë "Unë jam nga”. Slogani i tyre “Nature as it is", që përkthehet “Natyra ashtu siç është", tregon shumë për marrëdhënien e ngushtë që ka krijuar marka me natyrën duke sjellë produktet më natyrale të mundshme. Këtë gjë e tregojnë më së miri produktet si: "Mugwort Essence" e përbërë me 100% ekstrakt nga bima mugwort e marrë nga ishulli Ganghwa, linja e produkteve me mjaltë "Honey" që merret nga bletët e malit Jiri apo "Vitamin Tree Water Gel" e përbërë nga uji i gjetheve të bimës që rritet në malin Taebaek. Formulimet e tyre janë aq të veçanta, efektive dhe të sigurta për të ndihmuar lëkurën duke i dhuruar një pamje më të shëndetshme dhe më rinore.

I'M FROM Licorice Soothing Ampoule

2,500 ALL 3,400 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI