Pony Effect Prime Protect Sun Base SPF50+ PA+++++ është një primer hidratues, i cili zbut lëkurën tuaj duke ofruar një hidratim të thellë, gati për fillimin e rutinës së grimit. I formular me ekstrakte centela dhe aloe, ky produkt do të ndihmojë në mbajtjen e lagështisë për një kohë të gjatë dhe ndihmon që lëkura juaj të duket më e lëmuar. Gjithashtu, ja vlen të përmendet që ky primer ka SPF 50+, që do të thotë se parandalon 98% të rrezeve UVB të depërtojnë në lëkurën tuaj dhe PA++++ (Mbrojtje jashtëzakonisht e lartë UVA, sipas rregulloreve koreane). Formulimi dhe konsistenca e tij në trajtë locioni e bënë këtë primer të përshtatshëm për të gjithë tipet e lëkurës, si edhe atë sensitive.

Formula e saj është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificale. 

*50ml

Pasi të keni vendosur kremin mbrojtës ndaj diellit, dhe përpara fondatinës, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht. Për të larguar mbetjet e saj dhe të makeup-it të përdorur këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).

Përbërësit "magjik"

centela dhe aloe

Lista e plotë e përbërësve

Water, Homosalate, Ethylhexyl Salicylate, Methyl Methacrylate Crosspolymer, Alcohol Denat., Dipropylene Glycol, Butyl Methoxydibenzoylmethane, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Octocrylene, Isoamyl p-Methoxycinnamate, Nelumbo Nucifera Extract, Opuntia Coccinellifera Fruit Extract, Madecassoside, Centella Asiatica Extract, Butylene Glycol, Ethanol, Polysorbate 20, Sodium Hyaluronate, Phyllostachis Bambusoides Juice, Betula Platyphylla Japonica Juice, Chamaecyparis Obtusa Water, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Rosa Damascena Flower Water, Methoxy PEG/PPG-25/4 Dimethicone, Bis-PEG/PPG- 20/5 PEG/PPG-20/5 Dimethicone, Caprylic/Capric Triglyceride, Dimethicone, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Sodium Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Isohexadecane, BHT, Sodium Hydroxide, Polysorbate 80, Sorbitan Oleate, Disodium EDTA, Caprylyl Glycol, Ethylhexylglycerin, 1,2-Hexanediol, Fragrance

Marka PONY EFFECT është krijuar nga një makeup artiste shumë e famshme koreane Pony Park. Si krijime të një specaliste të fushës së makeup-it produktet e markës PONY EFFECT janë të testuara mjaft mirë për efikasitetin e tyre. Te kjo markë mund të gjeni produkte me cilësi mjaft të lartë të cilat arrijnë të frymëzojnë të gjithë adhuruesit e makeup-it, të cilët me këto produkte arrijnë të krijojnë efektet e tyre fantastike në lëkurë. Produktet bestseller të markës janë 2 fondatinat e mrekullueshme të cilat kanë klientët e tyre besnikë. Të gjitha produktet e markës PONY EFFECT janë të prodhuara në Korenë e Jugut.

PONY EFFECT Prime Protect Sun Base SPF50+ PA+++++

3,000 ALL 3,900 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI