MISSHA Bee Pollen Ampoule Mask, pjesë e linjës Bee Pollen, nga marka inovative MISSHA, e formuluar me 42% ekstrakt të polenit të bletës! Poleni i bletëve i mbushur me lëndë ushqyese si proteina, minerale dhe vitamina, do të ndihmojë në qetësimin dhe riparimin e lëkurës së dëmtuar. Gjithashtu, kjo maskë do t’ju rikthejë shkëlqimin e humbur në lëkurë, do t'ju ndihmojë në zbehjen e rrudhave dhe rikthimin e lagështisë në të. Rekomandohet të përdoret nga persona që dëshirojnë të parandalojnë plakjen e lëkurës, hiperpigmentimin dhe njollat kafe, si edhe shenjat post-akne.

Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm , si: alkool, paraben, silikon, sulfate, vajra artificial.

*1 copë
*30g

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 15-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit "magjik"

42% ekstrakt të polenit të bletës

Lista e plotë e përbërësve

Water, Dipropylene Glycol, Pollen Extract(80, 360ppm), Butylene Glycol, Glycerin, 1, 2-Hexanediol, Hydroxyacetophenone, Allantoin, Carbomer, Polyglyceryl-10 Laurate, Tromethamine, Xanthan Gum, Disodium EDTA, Ethylhexylglycerin, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Extract, Dipotassium Glycyrrhizate, Propolis Extract, Panthenol, Royal Jelly Extract, Aspalathus Linearis Leaf Ferment Extract, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, Lavandula Angustifolia Oil, Leontopodium Alpinum Callus Culture Extract, Theobroma Cacao Extract, Pelargonium Graveolens Flower Oil, Anthemis Nobilis Flower Oil, Cananga Odorata Flower Oil, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Rosa Damascena Flower Oil, Dextrin, Hippophae Rhamnoides Fruit Oil, Linalool

Për shumë femra, prezantimi i parë me K-Beauty ka qenë dhe mbetet marka e famshme koreane MISSHA. Kjo falë produkteve të linjës BB cream apo kremit mbrojtës ndaj rrezeve të diellit All Around Safe Block Aqua Sun Gel. MISSHA hodhi hapin e parë në treg në vitin 2001 duke ofruar një alternativë të re për konsumatorët. Ajo krijoi produkte me një cilësi shumë të lartë, por me çmime të përballueshme, ndryshe nga markat e tjera të asaj kohe që kishin dominuar tregun me çmimet e tyre marramendëse. Ndër vite, MISSHA fitoi zemrat e miliona ndjekësve falë produkteve me përbërje efektive që përmbushin dëshirën dhe nevojën e konsumatorit për një lëkurë të shëndetshme e plot gjallëri. Nëse markat e tjera premtojnë “rezultate të menjëhershme”, MISSHA ka një qasje tjetër duke promovuar një përmirësim gradual të problematikave të lëkurës.

MISSHA Bee Pollen Ampoule Mask

275 ALL 500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI