ROVECTIN Aqua Soothing Sun Cream SPF50+ PA++++, është krem mbrojtës ndaj diellit, i formuluar me filtra mineral fizik (zinc oxide, titanium dioxide), për të cilin lëkura mund të mbrohet maksimalisht. Formulimi i tij, me ekstrakt luledielli dhe centella asiatica, siguron një formulë të pasur me vitamina dhe minerale duke përdorur fuqinë e anti-inflamacionit për të mbrojtur lëkurën nga dëmtimet e radikaleve të lira dhe irritimet. Ndërsa përbërja, me ekstrakt lule Jeju Stellaria (Dule) ka një rol thelbësor në rikthimin e shëndetit të lëkurës së dëmtuar dhe të thatë, duke siguruar lëndë ushqese. Konsistenca e tij vjen e lehtë, dhe duke e përhapur mirë me duar nuk arrin të dallohet asnjë njollë e bardhë nga filtrat fizik. Që në momentin e parë të aplikimit, do të vëreni hidratim të thellë dhe gjithashtu theksojmë se ka spektër mbrojtjeje maksimal prej SPF50+ PA++++, dhe është një krem mbrojtës për përdorim të përditshëm. 

Formula e tij është vegane dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, sulfate, fragrancë artificiale dhe vajra esencialë.

*50ml

Përdoreni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Aplikojeni në fytyrë, qafë, dekolte dhe çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Përpara çdo aplikimi pastroni me një pecetë sipërfaqen e produktit. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).

Përbërësit "magjik"

zinc oxide, titanium dioxide, ekstrakt luledielli dhe centella asiatica,  ekstrakt lule Jeju Stellaria (Dule)

Lista e plotë e përbërësve

Water, Zinc Oxide, Cyclohexasiloxane, Butyloctyl Salicylate, Propanediol, Propylheptyl Caprylate, Dicaprylyl Ether, Caprylyl Methicone, Polyglyceryl-3 Polydimethylsiloxylethyl Dimethicone, Niacinamide, Stellaria Media (Chickweed) Extract, Helianthus Annuus (Sunflower) Flower Extract, Vaccinium Vitis-idaea Fruit Extract, Aloe Ferox Leaf Extract, Centella Asiatica Extract, Disteardimonium Hectorite, Magnesium Sulfate, Triethoxycaprylylsilane, 1,2-Hexanediol, Methyl Methacrylate Crosspolymer, Polyglyceryl-2 Dipolyhydroxystearate, Lauryl Polyglyceryl-3 Polydimethylsiloxylethyl Dimethicone, Butylene Glycol, Glyceryl Caprylate, Caprylyl Glycol, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Lactobacillus Ferment, Tocopherol, Glyceryl Glucoside, Glycerin

Marka koreane ROVECTIN lindi nga besimi i themeluesit të saj z.Lee, se një lëkurë e shëndetshme dhe e bukur ndikon në cilësinë e jetës, sepse lidhet drejtpërsëdrejti me vetëbesimin e gjithësecilit. Teksa shikonte motrën e tij që vuante nga sëmundja e kanceri, dhe lëkura e saj ishte irrituar dhe dehidratuar nga efektet anësore të kimioterapisë, ai krijoi markën e tij ROVECTIN. Filozofia e markës shprehet edhe nëpërmjet emrit që vjen nga fjala në latinisht “reverti” që do të thotë “kthim”, pra që të kthesh lëkurën në gjendjen fillestare. Fokusi i saj qëndron në zhvillimin e produkteve me efekt shërues dhe rigjenerues për barrierën e lëkurës. Prej formulës ekskluzive Repair Complex, ROVECTIN u bë marka më e besueshme e përkujdesjes ndaj lëkurës, si për pacientët, ashtu dhe për spitalet dhe dermatologët në të gjithë Korenë e Jugut. Linja “The Skin Essentials” përmban këtë formulim të veçantë në produktet e saj. Larësi ujor “Skin Essentials Conditioning Cleanser’, toneri “Skin Essentials Activating Treatment Lotion”, dhe vaji i fytyrës “Skin Essentials Barrier Repair Face Oil”, renditen me shumë krenari në koleksionin e Koral Secrets.

ROVECTIN Aqua Soothing Sun Cream SPF50+ PA++++

2,000 ALL 3,100 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI