NNISFREE No Sebum Mineral Powder është produkti të cilin nuk do e ndani kurrë më nga çanta juaj. Kjo edhe për faktin sepse ka sasi shumë të vogël dhe zë pak vend. Kjo pudër është e formuluar me përbërës mineral natyral të gjendur në ishullin Jeju në Korenë e Jugut, dhe ekstrakt mente të cilat mbajnë në mënyrën më perfekte sebumin e tepërt, duke dhuruar lëkurë të lëmuar dhe me efekt mat, por pa e ndjerë të thatë. Lëkurën ndihet super e freskët që me përdorimin e parë! Ky produkt gjithashtu ju ndihmon të rregulloni tonet e lëkurës së grimit të shkaktuar nga sebumi dhe yndyra e tepërt. Fikson makeup-in dhe fondatinën në mënyrë perfekte, pa krijuar asnjë krisje të saj në vijat e imëta poshtë syve apo të të gjithë pjesës së mimikës. Ky produkt është jokomedogjenik dhe i sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë.
Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk pëmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, sulfate, fragrancë artificale, vajra esencial.
*5gr
Aplikojeni në hapin e fundit të rutinës tuaj butësisht në të gjithë fytyrën, ose pas vendosjes së fondatinës apo korrektorit, kryesisht në zonat e prirura për mbiprodhim yndyre.
Përbërësit "magjik"
përbërës mineral natyral, ekstrakt mente
Lista e plotë e përbërësve
Dimethicone, Dimethicone/Vinyl Dimethicone Crosspolymer, Ethylhexylglycerin, Mineral Salts, Silica, Methicone, Glyceryl Caprylate, Tocopherol, Caprylic/Capric Triglyceride, Water, Ethylene/Acrylic Acid Copolymer, Mica (CI 77019), Aluminum Starch Octenylsuccinate, Corn Starch Modified, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Phenoxyethanol, Mentha Arvensis (Wild Mint) Leaf Extract, Camellia Sinensis (Green Tea) Leaf Extract, Mica, Fragrance
INNISFREE është markë koreane, pjesë e kompanisë më të madhe të Industrisë së Bukurisë në Korenë e Jugut, Amore Pacific. Emri i markës INNISFREE është marrë nga poema lirike "The lake isle of Innisfree" e poetit William Butler Yeats. Kjo poemë shpreh nevojën e personazhit për tu larguar nga qendrat e zhvilluara urbane, për të gjetur paqen dhe lumturinë e munguar e për të shijuar frytet e natyrës së begatë të një ishulli.
Themeluesi i saj Sunghwan Suh, e kaloi fëmijërinë duke parë nënën e tij që prodhonte produkte artizanale kozmetike, e kështu u rrit me dashurinë dhe përkushtimin për përbërësit natyralë që ndihmojnë lëkurën. Ishullin e tij të ëndrrave “Innisfree” e gjeti në ishulli Jeju, në Korenë e Jugut. Në këtë ishull ai ndërtoi fermën e tij sepse gjeti një ekosistem të veçantë me burime të pasura ushqyese për lëkurën falë: ajrit të pastër, ujit të pasur me minerale, tokës së përbërë nga hiri vullkanik, nivelit të duhur të reshjeve dhe temperaturave optimale. Kjo është edhe filozofia që qëndron në krijimin e produkte të markës INNISFREE, me përbërje të pastra të ekstraktuara me metoda të veçanta që sigurojnë formulime inovative për t’iu adresuar të gjitha problematikave të lëkurës pa përdorur në to përbërës dhe konservantë të rrezikshëm.