CLIO Kill Cover The New Founwear Cushion SPF50+ PA+++, është foundatina më e re e koleksionit të markës "CLIO" , e cila ofron mbulim të lartë dhe njëtrajtësimit të tonit të lëkurës! Formulimi i saj, përveç se siguron hidratim gjithashtu bënë të mundur reduktimin e pamjeve të poreve të hapura dhe linjat e holla të rrudhave falë përmbajtjes me pluhur sferik. Ndërsa, acid hialuronik në madhësi të ndryshme molekulare siguron hidratim dhe një grimi jo të "krisur". Kjo fondatinë gjithashtu ofron mbrojtje maksimale ndaj rrezeve të dëmshme të diellit SPF50+ PA++++, e formuluar me filtra mbrojtës fizik: Dioxide Titanium. Aplikimi i kësaj fondatine me sfungjer “puff”, bën të mundur përthithjen sa më të mirë në pore dhe përgjithësisht në lëkurë. Në paketim të këtij produkti gjeni edhe një fondatinë rimbushëse.

E gjthë formula është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*Nuanca: 4 Ginger

*15gr (2x)

Pasi të keni vendosur kremin mbrojtës ndaj diellit, aplikoni fondatinën me sfungjerin e saj. Për të krijuar një mbulim sa më të mirë, mund të përdorni aq fondatinë sa ju nevojitet. Riaplikojeni gjatë ditës për të rifreskuar makeup-in. Për të larguar mbetjet e saj dhe të makeup-it të përdorur këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor). 

Lista e plotë e përbërësve

Titanium Dioxide, Ethylhexylmethoxycinnamate, Ethylhexylsalicylate, Niacinamide, Adenosine, Tocopherol

CLIO PROFESSIONAL është një markë koreano-jugore me bazë në distriktin Seongdong, Seul, Koreja e Jugut. E krijuar në vitin 1993 ofron produkte profesionale kozmetike. Me kalimin e kohës, kompania u degëzua në produkte të tjera të kujdesit të lëkurës, flokëve dhe trupit duke lançuar kështu markat: Peripera në vitin 2005, Goodal në vitin 2011 dhe Healing Bird në vitin 2017. Në vitin 2012 marka koreano-jugore CLIO PROFESSIONAL hapi dyqanin e saj Club Clio duke shitur të gjitha produkteve e markave të saj. Deri në fundin e vitit 2016 marka numëron plot 95 dyqane! Të gjitha produktet mbeten shumë të preferuara dhe të shitura në Korenë e Jugut dhe gjithë Europën. Fondatina kompakte është produkt “Bestseller” tashmë në KORAL SECRETS! Duke punuar me një ekip kërkimi dhe zhvillimi me bazë në Evropë, marka zhvillon vazhdimisht koleksione të reja për t'iu përshtatur tendencave dhe stinëve.

CLIO Kill Cover The New Founwear Cushion SPF50+ PA+++

4,800 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI