Nëse ju shqetësojnë rrathët e zinjë, qeskat, rrudhat & vijat e holla në zonën poshtë syve dhe anash tyre, I DEW CARE Glow-Key Brightening Vitamin C Eye Cream do të kthehet në heroin tuaj sekret! Falë përmbajtjes së tij me kafeinë, ky krem luan rolin kryesor në qetësimin dhe shfryrjen e qeskave poshtë syve. Nga ana tjetër formulimi me acid hialuronik, ofron elasticitet të zonës rreth syve për të pasur një pamje më rinore dhe të gjallëruar. Gjithashtu, I DEW CARE Glow-Key, ka veti të fuqishme anti-oksidante dhe hidratuese duke përmirësuar dukshëm rrathët e zinjë, vijat e holla dhe elasticitetin e lëkurës, falë përmbajtjes së tij me vitaminë C. Frymëzuar nga pjesa e brendshme (pulpa) e frutit guava, kostistenca e tij e lehtë në ngjyrë rozë e ndezur aplikohet lehtësisht dhe përthithet mjaft shpejt nga lëkura falë aplikatorit që kremi ka në paketim. Përveç kësaj, ky aplikator do t'i ofrojë zonës poshtë syve një masazh shumë relaksues, duke ulur vatrat e nxehta dhe nxitur qarkullimin e gjakut. Ky krem është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, madje edhe nëse keni sensitivitet në zonën delikate rreth syve.

E gjithë formula është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*Ky produkt si edhe çdo produkt i markës I DEW CARE, ka cerifikatë VEGAN & PETA-ANIMAL TEST-FREE

*15ml

Në mëngjes dhe mbrëmje, pasi të keni aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj e përpara se të vendosni kremin hidratues, aplikoni 2 sprucime lehtësisht në zonën rreth syve. 

Përbërësit "magjik"

Kafeinë, acid hialuronik dhe viatminë C

Lista e plotë e përbërësve

Water, glycerin, diisostearyl malate, hydrogenated poly (C6-14 olefin), 1,2-hexanediol, ethylhexyl palmitate, limnanthes alba (meadowfoam) seed oil, niacinamide, pentaerythrityl tetraethylhexanoate, polymethylsilsesquioxane, myristyl myristate, peg-150 distearate, polyglyceryl-3 methylglucose distearate, cetearyl alcohol, titanium dioxide (CI 77891), hydrogenated olive oil lauryl esters, pentylene glycol, squalane, euphrasia officinalis extract, hydrolyzed hyaluronic acid, ascorbic acid, palmitoyl tripeptide-5, camellia sinensis leaf extract, luffa cylindrica fruit extract, psidium guajava fruit extract, psidium guajava leaf extract, tocopherol, cyanocobalamin, coffea arabica (coffee) seed extract, hydrogenated lecithin, glyceryl stearate, mica (CI 77019), hydroxyethyl acrylate/sodium acryloyldimethyl taurate copolymer, copernicia cerifera (carnauba) wax, theobroma grandiflorum seed butter, caprylic/capric triglyceride, caprylyl glycol, behenic acid, silica, synthetic fluorphlogopite, stearic acid, behenyl alcohol, stearyl alcohol, hydrogenated olive oil unsaponifiables, xanthan gum, fragrance, ethylhexylglycerin, adenosine, polyglyceryl-10 stearate, myristic acid, disodium edta, phenoxyethanol, melia azadirachta (neem) flower extract, tin oxide (CI 77861), melia azadirachta (neem) leaf extract, curcuma longa (turmeric) root extract, ocimum sanctum (holy basil) leaf extract, butylene glycol, corallina officinalis extract, allium sativum (garlic) bulb extract.

Marka I DEW CARE është krijuar për të ofruar një përvojë argëtuese dhe efektive me produktet e krijuara për kujdesin e lëkurës. Që nga paketimi i jashtëm i cili është gjithmonë i këndshëm, e deri te performance e produktit, marka I DEW CARE përpiqet që të kënaqë të gjithë përdoruesit e produkteve të tyre me përbërjet më unike, aroma të shijshme dhe rezultate të dukshme reale. Kjo markë është në një lidhje shumë të ngushtë me shkencën. Të gjitha formulimet e produkteve testohen klinikisht me përbërës të cilët janë të sigurt jo vetëm për lëkurën tonë, por edhe për mjedisin. Qëllimi i kësaj marke është krijimi i produkteve sa më profesionale në K-Beauty duke kombinuar shkencën bashkë me bukurinë e lëkurës. Produktet e markës I DEW CARE janë për çdo lloj tipologjie lëkure dhe adresojnë disa problematika. Të gjitha produktet prodhohen në Korenë e Jugut.

I DEW CARE Glow-Key Brightening Vitamin C Eye Cream

2,000 ALL 3,000 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI