Marka inovative MISSHA, prezanton kremin e ri Vita C Plus Eraser Toning Cream. I formuluar me 8% vitaminë C, ky krem targeton lehtësisht shenjat post akne, hiperpigmentimin, shenjat e moshës dhe dehidratimin e lëkurës. Vitamina C njihet për vetitë e saj të fuqishme antioksiduese, të cilat mbrojnë lëkurën nga radikalet e lira dhe dëmtimet e ndryshme qelizore. Veç kësaj, ky përbërës i mrekullueshëm nxit prodhimin e kolagjenit për të përmirësuar shenjat e moshës, për të rritur elasticitetin dhe parandaluar formimin e vijave të imëta. Nga ana tjetër formulimi i tij me glicerinë ndihmon në ruajtjen e lagështisë së lëkurës dhe tërheqjen e saj duke e bërë atë të duket më e shëndetshme dhe e re. Ndërsa formulimi me niacinamide, rrit fuqinë antioksiduese vitaminës C për t'ju adresuar problematikave të lëkurës të sipërpërmendura. Gjithashtu niacinamidet ndihmojnë në tkurrjen e poreve të lëkurës. Është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për lëkurën me tendencë hiperpigmentimi, njolla kafe dhe shenja post-akne.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht  dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, dhe irritues për lëkurën, si: paraben, sulfate, silikon, vajra artificial dhe fragrancë artificiale.

 *30ml

Në mbrëmje, pasi të keni aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj  shpërhapeni në çdo zonë që e shikoni të nevojshme, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësish, duke evituar zonën rreth syve. Nëse është e nevojshme riaplikoni një shtresë më shumë në zonat problematike me njolla në lëkurë.

Përbërësit "magjik"

8% vitaminë C, niacinamide, panthenol, kolagjen i hidrolizuar

Lista e plotë e përbërësve

Purified Water, Ethyl Ascorbyl Ether, Glycerin, Propanediol, Cetylethylhexanoate, Dicaprylyl Carbonate, 1,2-Hexanediol, Niacinamide, Cetearyl Alcohol, Methyltrimethicone, Vitamin Tree Water, Caprylic/Capric Triglyceride, Potassium Cetyl Phosphate, Yellow Bark Extract, Kelp Extract, Narcissus Leaf Extract, Orange Peel Oil, Grapefruit Peel Oil, Eucalyptus Leaf Oil, Hydrogenated Lecithin, Lavender Oil, Cetearyl Oli Bate, Sorbitanolibate, Panthenol, Silica, Hydroxyethylacrylate /Sodiumacryloyldimethyltaurate Copolymer, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/Behenes-25methacrylate Crosspolymer, Dipropylene Lycol, Sorbitan Stearate, Hydrolyzed Collagen, Xanthan Gum, Sodium Citrate, Butylene Glycol, Citric Acid, Adenosine, Fructooligosaccharide, Sorbitan Isostearate, Lecithin, Beta-Glucan, Raffinose, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Cholesterol, Ceramide Np, Tromethamine, Ascorbyl Tetraisopalmitate, Ascorbic Acid, Ascorbyl Glucoside, Ethylhexyl Glycerin, Pentylene Glycol, Limonene, Li Narul

Për shumë femra, prezantimi i parë me K-Beauty ka qenë dhe mbetet marka e famshme koreane MISSHA. Kjo falë produkteve të linjës BB cream apo kremit mbrojtës ndaj rrezeve të diellit All Around Safe Block Aqua Sun Gel. MISSHA hodhi hapin e parë në treg në vitin 2001 duke ofruar një alternativë të re për konsumatorët. Ajo krijoi produkte me një cilësi shumë të lartë, por me çmime të përballueshme, ndryshe nga markat e tjera të asaj kohe që kishin dominuar tregun me çmimet e tyre marramendëse. Ndër vite, MISSHA fitoi zemrat e miliona ndjekësve falë produkteve me përbërje efektive që përmbushin dëshirën dhe nevojën e konsumatorit për një lëkurë të shëndetshme e plot gjallëri. Nëse markat e tjera premtojnë “rezultate të menjëhershme”, MISSHA ka një qasje tjetër duke promovuar një përmirësim gradual të problematikave të lëkurës.

MISSHA Vita C Plus Eraser Toning Cream

2,800 ALL 4,200 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI