Një larës ujor në trajtë kremi i sapo dalë në treg nga marka e famshme IUNIK mbërriti në KORAL SECRETS! Ky larës është i formuluar me 49,9% ekstrakt të bimës Centella Asiatica, i cili ekuilibron nivelin optimal të pH të lëkurës. Ky larës me forcën eksfoliuese dhe pastruese falë përmbajtjes 0.2% BHA (acid salicilik) jo vetëm heq mbetjet dhe papastërtitë e makeup-it, por pastron gjithashtu thellësisht poret nga sebumi i tepërt. Gjithashtu larësI ka efekt qetësues për lëkurën e irrituar. Tekstura e tij është kremoze por krijon mikroflluska, që pastrojnë lëkurën pa e tharë atë. I përshtatshëm për të gjitha tipologjitë e lëkurës.

*120ml

Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm.

Përbërësit “magjik”

49,9% ekstrakt Centella Asiatica, 0.2% BHA (acid salicilik)

Lista e plotë e përbërësve

Centella Asiatica Extract, Sodium Cocoyl Isethionate, Glycerin, Water, Sodium Cocoyl Glyci-nate, Coco-Betaine,1,2-Hexanediol, Pinus Sylvestris Leaf Oil, Allantoin, Panthenol,Triticum Vulgare (Wheat) Sprout Extract, Brassica Oleracea Italica (Broccol) Extract, Brassica Oleracea Capitata (Cabbage) Leaf Extract, Medicago Sativa (Alfalfa) Extract, RaphanusSativus (Radish) Seed Extract, Bracsica Campestris (Rapeseed) Extract Sodium Methyl Cocoyl Tau rate, Glycer-Stearate, Stearyl Alcohol, Sodium Chloride, Hydrogenated Coconut Add, Butylene Sodium Isethionate, Polyquatemium-67, Caprylyl Glycol, Pentylene Glycol, Salicylic Acid, Hy-d roxyacetophenone,Arachidyl Alcohol, Cetyl Alcohol Disodium EDTA

Emri i markës së njohur koreane IUNIK është një akronim që qëndron për:

I- ideal (ideal)

U- unique (unik)

N- natural (natyral)

I-ingredients (përbërës)

K- know how to (të dish si)

E tillë është filozofia e IUNIK që në thelbin e saj do të thotë: “Të dish si të zhvillosh produktet më të mira që janë ideale për lëkurën, unike dhe efektive, me origjinë natyrale dhe me përbërës të sigurtë”.  Përmes inovacionit dhe hulumtimeve të vazhdueshme, IUNIK synon krijimin dhe sigurimin e produkteve që i përgjigjen një tipologjie të caktuar të lëkurës apo një problematike të saj. Një vlerë e shtuar e këtyre produkteve është raporti i drejtë mes cilësisë së lartë dhe çmimit të arsyeshëm.

IUNIK Centella Mild Cleansing Foam

1,600 ALL 1,800 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI