IUNIK Beta Glucan Edition Skincare Set mund të jetë dhurata ideale nëse dëshironi të keni një lëkurë plot hidratim! Përbërsi kryesor i setit nga vetë emri është beta-glucan i cili hidraton thellësisht lëkurën, lufton shenjat e moshës duke mbushur vijat e holla dhe rrudhat. Ka veti anti-oksiduese dhe qetëson lëkurën e skuqur dhe të irrituar. Seti përmban 1 produkt në sasi të madhe, dhe 1 produkt në sasi mini.
IUNIK Beta-Glucan Power Moisture Serum
Përmban 100% beta glucan të pastër, një polymer polysaccharide që nxirret nga kërpudhat. Ai arrin të rikthejë lagështinë e lëkurës, 20% më shumë se acidi hialuronik. Ky serum do t’ju përmirësojë elasticitetin e lëkurës dhe do të përmirësojë funksionin e barrierës mbrojtëse të lëkurës
*15ml
IUNIK Beta-Glucan Daily Moisture Cream
Përmban 3000mg beta glucan, një agjent hidratues 20% më i fuqishëm se edhe acid hialuronik. I pasuruar me: ekstrakt nga frutat e kuqe si kumbulla, mjedër, pjeshkë, shegë, luleshtrydhe dhe frutat e pyllit, bima mjekësore Centella Asiatica, si dhe pudër aloe vera për të qetësuar irritimin e lëkurës sensitive!
*60ml
IUNIK Beta-Glucan Power Moisture Serum
Pas pastrimit të lëkurës dhe vendosjes së tonerit, aplikoni serumin 3-4 sprucime në fytyrë, qafë dhe dekolte, në mëngjes dhe/ose në mbrëmje. Me pas vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
IUNIK Beta-Glucan Daily Moisture Cream
Në mëngjes përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit "magjik"
IUNIK Beta-Glucan Power Moisture Serum
beta glucan
IUNIK Beta-Glucan Daily Moisture Cream
beta glucan, centella asiatica, pudër aloe vera
Lista e plotë e përbërësve
IUNIK Beta-Glucan Power Moisture Serum
Aqua, Butylene glycol, 1,2-Hexanediol, Beta-Glucan, Sodium PCA, Ethylhexylglycerin.
IUNIK Beta-Glucan Daily Moisture Cream
Aqua, Butylene Glycol, Cyclopentasiloxane, Glycerin,Cyclohexasiloxane, Beta Glucan,Cetearyl Alcohol, Niacinamide, Cetearyl Isononanoate, Glyceryl Stearate, Hydrogenated Polyisobutene, Polysorbate 60, Glucose, Maltodextrin, 1,2 Hexanediol, Sorbitan Stearate, Caprylyl Glycol, Arginine, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate, Crosspolymer, Cetearyl Glucoside, Allantoin, Betaine, beta-Glucan, Dipotassium Glycyrrhizinate, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Centella asiatica extract, Aloe Barbadensis Leaf extract, Glucose, Pentylene Glycol, Sodium Hyaluronate Prunus Salicina Fruit Extract, Rubus Idaeus (Raspberry)Fruit Extract, Ficus Carica (Fig) Fruit Extract, Fragaria Vesca (Strawberry) Fruit Extract, Prunus Persica(Peach) Fruit Extract,Punica Granatum Fruit Extract, Sodium Chondroitin Sulfate, Glycyrrhiza Glabra (Licorice) Root Extract, Maltodextrin, Aspalathus Linearis Extract, commiphora Myrrha Resin Extract, Yucca Schidigera Root Extract, Perilla Frutscens Leaf Extract
Emri i markës së njohur koreane IUNIK është një akronim që qëndron për:
I- ideal (ideal)
U- unique (unik)
N- natural (natyral)
I-ingredients (përbërës)
K- know how to (të dish si)
E tillë është filozofia e IUNIK që në thelbin e saj do të thotë: “Të dish si të zhvillosh produktet më të mira që janë ideale për lëkurën, unike dhe efektive, me origjinë natyrale dhe me përbërës të sigurtë”. Përmes inovacionit dhe hulumtimeve të vazhdueshme, IUNIK synon krijimin dhe sigurimin e produkteve që i përgjigjen një tipologjie të caktuar të lëkurës apo një problematike të saj. Një vlerë e shtuar e këtyre produkteve është raporti i drejtë mes cilësisë së lartë dhe çmimit të arsyeshëm.