I'M FROM  Neyok Body&Hand Lotion është i dizenjuar me qëllim për të ofruar një kujdes të plotë për lëkurën, duke e bërë atë më të butë dhe më të shëndetshme. Formuluar me kujdes, ky locion kombinon fuqinë e gjalpit shea, vajit të avokados dhe glicerinë për të krijuar një trajtim të pasur dhe të shëndetshëm. Gjalpi shea, i njohur për aftësinë e tij për hidratim intensiv, ofron një zgjidhje efektive për lëkurën e thatë dhe të dëmtuar. Eksperimentet gjithashtu kanë treguar se gjalpi shea, ka veti anti-inflamatore dhe antioksiduese që ndihmojnë në shërimin e lëkurës nga inflamacioni dhe dëmtimet e jashtme. Vaji i avokados, i pasur me vitaminën E dhe antioksidantë, shton një dimension të ri të përmirësimit të lëkurës, duke promovuar shëndetin dhe elasticitetin e saj. Nga ana tjetër, aromat e përziera të  Elemi Resin (pemë e gjetur në rajonet tropikale të Azisë), Patchouli dhe Agarwood  sjellin një eksperiencë aromatike të mrekullueshme, duke e bërë këtë locion jo vetëm një produkt kujdesi, por një ritual relaksimi dhe pozitiviteti.

Formula e saj është vegane, e testuar dermatologjikisht nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*300gr

Aplikojeni gjatë kohës që lëkura është akoma e lagësht pas dushit. Masazhojeni mirë, deri sa të përthithet plotësisht. Vendosni një shtresë më shumë në zonat me më shumë qeliza të vdekura të lëkurës te bërrylat dhe thembra.

Përbërësit “magjik”

Gjalp shea, vaj avokado, glicerinë, Elemi Resin (pemë e gjetur në rajonet tropikale të Azisë), Patchouli, Agarwood 

Lista e plotë e përbërësve

Water, Dipropylene Glycol, Glycerin, Hydrogenated Polydecene, Cetyl Ethylhexanoate, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Fragrance, 1,2-Hexanediol, Cetearyl Alcohol, Stearic Acid, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Glyceryl Stearate, Carbomer, Tromethamine, Disodium EDTA, Xanthan Gum, Melia Azadirachta Flower Extract, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Rosa Canina Fruit Oil, Persea Gratissima (Avocado) Oil, Vitis Vinifera (Grape) Seed Oil, Arachidic Acid, Melia Azadirachta Leaf Extract, Dextrin, Theobroma Cacao (Cocoa) Extract, Palmitic Acid, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Corallina Officinalis Extract, Oleic Acid, Citral, Eugenol, Geraniol, Linalool, Citronellol, Limonene 

Marka e produkteve të përkujdesjes ndaj lëkurës “I’M FROM” njihet për filozofinë e saj të veçantë që e dallon nga markat e tjera. Secili produkt me shumë krenari, liston të gjithë përbërësit, si edhe origjinën e tyre dhe kështu merr kuptim emri i markës “I’M FROM”, që do të thotë "Unë jam nga”. Slogani i tyre “Nature as it is", që përkthehet “Natyra ashtu siç është", tregon shumë për marrëdhënien e ngushtë që ka krijuar marka me natyrën duke sjellë produktet më natyrale të mundshme. Këtë gjë e tregojnë më së miri produktet si: "Mugwort Essence" e përbërë me 100% ekstrakt nga bima mugwort e marrë nga ishulli Ganghwa, linja e produkteve me mjaltë "Honey" që merret nga bletët e malit Jiri apo "Vitamin Tree Water Gel" e përbërë nga uji i gjetheve të bimës që rritet në malin Taebaek. Formulimet e tyre janë aq të veçanta, efektive dhe të sigurta për të ndihmuar lëkurën duke i dhuruar një pamje më të shëndetshme dhe më rinore.

I'M FROM Neyok Body&Hand Lotion

3,300 ALL 4,400 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI