I DEW CARE Straight Chillin' Cooling Aloe Sheet Masks përmban në paketimin e saj 30 maska të vendosura njëra mbi tjetrën. Mund të aplikohen kurdoherë dëshironi, madje dhe çdo ditë! Përsa i përket esencës së këtyre maskave do të mrekulloheni! Këto maska janë të zhytura me ekstrakt të gjethes Aloe Vera, e cila ndihmon në zbutjen e teksturës së lëkurës, hidratimin e saj dhe mundëson minimizimin e skuqjes apo irritimeve të ndryshme të shkaktuara nga: skuqja, acarimet, mbajtja e maskave në përditshmëri etj. Nga ana tjetër formulimi me balm nga limoni, një trajtim natyral popullor është përdorur në kohët e mëparshme për disa sëmundje të ndryshme të lëkurës. Si një agjent i fuqishëm antibakterial dhe anti-inflamator, ky përbërës ndihmon në reduktimin enjtjes dhe skuqjes së lëkurës e cila mund të shkaktohet nga aknet, herpesi, ekzema apo psoriasis. Ndërsa formulimi me ujë të kastravecit bën të mundur hidratimin e thellë të lëkurës, duke mbajtur në kontroll sebumin e tepërt. Ndërsa formulimi me acid hialuronik dhe ujë i Glacierit, (uji më i pastër dhe me vlera ushqyese të shumta), siguron lagështinë e domosdoshme në të gjitha shtresat e lëkurës. Ky produkt është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, është jokomedogjenik dhe i sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë.
Formula e maskave është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*Ky produkt është fitues i çmimit: Allure Best of Beauty 2021.
*Ky produkt si edhe çdo produkt i markës I DEW CARE, ka cerifikatë VEGAN & PETA-ANIMAL TEST-FREE.
*30 maska
*350gr
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 10-15 min, derisa maska të jetë thatë plotësisht. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit "magjik"
ekstrakt i gjethes aloe vera, lemon balm, cucumber balm, acid hialuronik
Lista e plotë e përbërësve
Water, Methylpropanediol, Isopentyldiol, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Cucumis Sativus (Cucumber) Fruit Extract, Melissa Officinalis(Lemon Balm) Extract, Water(Glacier Water), Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Acetylated Hyaluronate, Panthenol, Glycerin, Allantoin, Glycereth-26, 1,2-Hexanediol, Hydroxyethyl Urea, Hydroxyacetophenone, Carbomer, Arginine, Butylene Glycol, Xanthan Gum, Polyglyceryl-10 Laurate, Polyglyceryl-4 Laurate, Dipropylene Glycol, Disodium Edta, Paeonia Suffruticosa Root Extract, Pentylene Glycol, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Caprylyl Glycol, Ethylhexylglycerin.
Marka I DEW CARE është krijuar për të ofruar një përvojë argëtuese dhe efektive me produktet e krijuara për kujdesin e lëkurës. Që nga paketimi i jashtëm i cili është gjithmonë i këndshëm, e deri te performance e produktit, marka I DEW CARE përpiqet që të kënaqë të gjithë përdoruesit e produkteve të tyre me përbërjet më unike, aroma të shijshme dhe rezultate të dukshme reale. Kjo markë është në një lidhje shumë të ngushtë me shkencën. Të gjitha formulimet e produkteve testohen klinikisht me përbërës të cilët janë të sigurt jo vetëm për lëkurën tonë, por edhe për mjedisin. Qëllimi i kësaj marke është krijimi i produkteve sa më profesionale në K-Beauty duke kombinuar shkencën bashkë me bukurinë e lëkurës. Produktet e markës I DEW CARE janë për çdo lloj tipologjie lëkure dhe adresojnë disa problematika. Të gjitha produktet prodhohen në Korenë e Jugut.