Me shumë mundësi, këmbët tuaja nuk janë gjëja e parë që ju vjen në mendje kur blini produkte për kujdesin e lëkurës. Por duke parë që kalojmë orë të tëra në këmbë çdo ditë, do të thonim se thembrat dhe këmbët meritojnë pak dashuri. Dhe një nga mënyrat më të lehta për t'i trajtuar është me anë të një kremi ushqyes vetëm për këmbët si NARD Bouquet Garni Foot Lotion.  Ky krem në trajtë locion është i formuluar me acid hialuronik, vaj të farës së jojobës të cilat hidratojnë thellësisht lëkurën e këmbëve tuaja. Bashkëveprimi i këtyre përbërësve krijon një barrierë natyrale hidratuese dhe bllokon lagështinë për hidratim afatgjatë. Nga ana tjetër ky krem përmban acidin citrik, i cili mundëson largimin e qelizave të vdekura dhe të gjitha papastërtive.


Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*500ml

Merrni një sasi të konsiderueshme të kremit, dhe aplikojeni te këmbët tuaja. Masazhojini ato për ta përhapur më mirë sasinë e kremit. 

Përbërësit "magjik"

acid hialuronik, vaj i farës së jojobës, acid citrik

Lista e plotë e përbërësve

Water, Dipropylene Glycol, Glycerin, Mineral Oil, Stearyl Alcohol, Dimethicone, Sorbitan Stearate, Glyceryl Stearate, Polysorbate 60, PEG-100 Stearate, Stearic Acid, Palmitic Acid, Arachidic Acid, Myristic Acid, Oleic Acid, Urea, Citric Acid, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Menthol, Sodium Hyaluronate, Nardostachys Jatamansi Rhizome/Root Extract (91.95ppm), Isocetyl Ethylhexanoate, Caprylic/Capric Triglyceride, Ethylhexyl Palmitate, Polyglyceryl-10 Myristate, Sodium Polyacrylate, C13-14 Isoparaffin, Laureth-7, Xanthan Gum, Carbomer, Triethanolamine, Alcohol Denat., Butylene Glycol, Pentylene Glycol, Caprylyl Glycol, Ethylhexylglycerin, Tocopheryl Acetate, Disodium EDTA, Hydroxyacetophenone, 1,2-Hexanediol, Phenoxyethanol, Fragrance, Citronellol, Limonene, Eugenol, Linalool

Nard ose e quajtur ndryshe Spikenard (emri shkencor: Nardostachys.Jatamans) është një bimë e fortë, e fuqishme, që zë rrënjë në zonat e thata të rajoneve të Himalajeve të Nepalit, Kinës dhe Indisë. Vaji esencial i kësaj bime është përdorur me shekuj me radhë si parfum, dhe gjerësisht në mjeksinë tradicionale. Pikërisht nga kjo bimë e ka marrë emrin dhe marka koreano-jugore NARD. Duke përdorur produkte me përbërës të pastër dhe natyral, produktet e kujdesit të flokëve dhe trupit përbëhen nga 6 lloje proteinash të hidrolizuara dhe 5 lloje vajrash me bazë bimore. Që nga themelimi i saj, marka NARD e ka zgjeruar gamën e produkteve të kujdesit të trupit dhe lekurës. Produktet BESTSELLER të saj janë shampoo dhe trajtimi rigjenerues për flokët. Slogani i markës është: "Me flokë të shëndetshëm dhe lëkurë të hidratuar, shpresojmë që çdo moment i jetës tuaj të jetë i shëndetshëm dhe i bukur". NARD përpiqet të krijojë produkte me cilësi të lartë dhe çmim të arsyeshëm. Të gjitha produktet e markës janë 100% të prodhuara në Kore.

NARD Bouquet Garni Foot Lotion

1,000 ALL 1,500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI