Nëse dëshironi të përforconi shkëlqimin e buzëqeshjes suaj, ka shumë metoda për të përmirësuar kujdesin tuaj oral, duke filluar nga komplekset për zbardhjen e dhëmbëve deri tek furçat elektrike. Megjithatë, një zgjidhje e thjeshtë dhe e arritshme është përdorimi i një paste dhëmbësh zbardhuese efektive si NARD Bouquet Garni Whitening Toothpase. Përbërja e kësaj paste është 35% peroksid hidrogjeni, përbërës i cili ndihmon në zbardhjen e dhëmbëve tuaj dhe sigurisht edhe pastrim të thellë të tyre. Ndërsa, formulimi me xylitol, vitamina B dhe E parandalon sëmundjet dhe inflamacionin mishrave të dhëmbëve, si edhe sëmundjet periodontale. Ofrojuni dhëmbëve pastërti, kujdes dhe mbi të gjitha shëndet! 

Formula e saj është e vegane dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: fluur, paraben, SLS, PEG, mikrorruaza, sakarinë, triklosan, përbërës me prejardhje shtazore, ngjyrues artificial dhe fragrancë artificiale. 

*100gr

Aplikoni një sasi të përshtatshme paste dhëmbësh në furçën tuaj të dhëmbëve dhe lani dhëmbët tërësisht.

Përbërësit "magjik"

35% peroksid hidrogjeni, xylitol, vitamina B & E

Lista e plotë e përbërësve

Hydrogen Peroxide 35%, Colloidal Silicon Dioxide, Tocopheryl Acetate [Other Additives] Concentrated Glycerin, Polyethylene Glycol 1500, Sodium Cocoyl Glutamate, Sodium Carboxymethyl Cellulose, Polysorbate 20, Enzymatically Modified Stevia Glucosyl Stevia, Disodium Dihydrogen Pyrophosphate, Mentha Arvensis, Eucalyptus Oil, Mentha Spicata Oil, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil, L-Menthol, Disodium EDTA, Xylitol, Hydroxyapatite, Ascorbic Acid, Sodium Chloride, Ctrus Paradisi (Grapefruit) Extract, Glycyrrhiza Uralensis Root Extract, Rosmarinus Officinalis Extract, Chamomilla Recutita Extract, Salvia Officinalis (Sage) Extract, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Eucalyptus Globulus Extract., Calendula Officinalis Flower Extract, Propolis Extract, Scutellaria Baicalensis Root Extract, Water, Fragrance

Nard ose e quajtur ndryshe Spikenard (emri shkencor: Nardostachys.Jatamans) është një bimë e fortë, e fuqishme, që zë rrënjë në zonat e thata të rajoneve të Himalajeve të Nepalit, Kinës dhe Indisë. Vaji esencial i kësaj bime është përdorur me shekuj me radhë si parfum, dhe gjerësisht në mjeksinë tradicionale. Pikërisht nga kjo bimë e ka marrë emrin dhe marka koreano-jugore NARD. Duke përdorur produkte me përbërës të pastër dhe natyral, produktet e kujdesit të flokëve dhe trupit përbëhen nga 6 lloje proteinash të hidrolizuara dhe 5 lloje vajrash me bazë bimore. Që nga themelimi i saj, marka NARD e ka zgjeruar gamën e produkteve të kujdesit të trupit dhe lekurës. Produktet BESTSELLER të saj janë shampoo dhe trajtimi rigjenerues për flokët. Slogani i markës është: "Me flokë të shëndetshëm dhe lëkurë të hidratuar, shpresojmë që çdo moment i jetës tuaj të jetë i shëndetshëm dhe i bukur". NARD përpiqet të krijojë produkte me cilësi të lartë dhe çmim të arsyeshëm. Të gjitha produktet e markës janë 100% të prodhuara në Kore. 

NARD Bouquet Garni Whitening Toothpase

1,300 ALL 2,200 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI