I DEW CARE Say You Dew Moisturizing Vitamin C Cream, është një nga produktet më të veçantë të koleksionit "Koral Secrets" dhe besojmë që shumë shpejt do të kthehet edhe për rutinën tuaj! Ky krem është i formuluar me dy shtresa: një shtresë e sipërme xheli të të përzier me vitaminë C dhe ekstrakt limoni dhe një shtresë e poshtme kremi e mbushur me ekstrakt bananeje. Dihet tashmë që Vitamina C njihet për vetitë e saj të fuqishme antioksiduese, të cilat mbrojnë lëkurën nga radikalet e lira dhe dëmtimet e ndryshme qelizore. Ndërsa, ekstrakti i limonit nxit prodhimin e kolagjenit për të përmirësuar shenjat e moshës, për të rritur elasticitetin dhe parandaluar formimin e vijave të imëta. Gjithashtu ky krem përmban 2% panthenol (Vitaminë B5)+ Vitamina E, për të mundësuar hidratim të thellë dhe ekstrakt të bananes për të lënë një përfundim "GLOW" në lëkurën tuaj. Konsistenca e këtij kremi është shumë e pasur dhe në trajtë shumë luksoze, por pa krijuar ndjesinë e ngjitjes. Në fund lë një ndjesi shumë të butë freskuese.

E gjithë formula është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*Ky produkt si edhe çdo produkt i markës I DEW CARE, ka cerifikatë VEGAN & PETA-ANIMAL TEST-FREE.

*50ml

Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.

Përbërësit "magjik"

2% ekstarat të vitaminë C, 2% Niacinamide (Vitamina B3), 2%  Panthenol (Pro-Vitamin B5) + Vitamina E, ekstrakt limoni dhe ekstrakt banane.

Lista e plotë e përbërësve

Water, Propanediol, Glycerin, Neopentyl Glycol Dicaprate, 3-O-Ethyl Ascorbic Acid, Niacinamide, Panthenol, Pentaerythrityl Tetraethylhexanoate, Pentylene Glycol, Vinyl Dimethicone, C14-22 Alcohols, Polymethylsilsesquioxane, Polyglyceryl-3 Distearate, 1,2-Hexanediol, Cetearyl Alcohol, Prunus Armeniaca (Apricot) Kernel Oil, Tocopherol, Allantoin, Musa Sapientum (Banana) Fruit Extract, Citrus Limon (Lemon) Fruit Extract, Melia Azadirachta Flower Extract, Adenosine, Melia Azadirachta Leaf Extract, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Corallina Officinalis Extract, Diglycerin, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, C12-20 Alkyl Glucoside, Caprylic/Capric/Myristic/Stearic Triglyceride, Carbomer, Cetearyl Olivate, Sorbitan Olivate, Hydroxyacetophenone, Xanthan Gum, Glyceryl Stearate Citrate, Dipotassium Glycyrrhizate, Tromethamine, Sodium Phytate, Sorbitan Isostearate, Butylene Glycol, Caprylyl Glycol, Fragrance,

Marka I DEW CARE është krijuar për të ofruar një përvojë argëtuese dhe efektive me produktet e krijuara për kujdesin e lëkurës. Që nga paketimi i jashtëm i cili është gjithmonë i këndshëm, e deri te performance e produktit, marka I DEW CARE përpiqet që të kënaqë të gjithë përdoruesit e produkteve të tyre me përbërjet më unike, aroma të shijshme dhe rezultate të dukshme reale. Kjo markë është në një lidhje shumë të ngushtë me shkencën. Të gjitha formulimet e produkteve testohen klinikisht me përbërës të cilët janë të sigurt jo vetëm për lëkurën tonë, por edhe për mjedisin. Qëllimi i kësaj marke është krijimi i produkteve sa më profesionale në K-Beauty duke kombinuar shkencën bashkë me bukurinë e lëkurës. Produktet e markës I DEW CARE janë për çdo lloj tipologjie lëkure dhe adresojnë disa problematika. Të gjitha produktet prodhohen në Korenë e Jugut.

I DEW CARE Say You Dew Moisturizing Vitamin C Cream

2,200 ALL 3,200 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI