Është momenti të kujdeseni për lëkurën e trupit dhe t'i dhuroni vetes një dozë të lartë energjie dhe hidratimi! Locioni i trupit AROMATICA Embrace Neroli & Patchouli Body Lotion është i formuluar me 3% përbërës organikë dhe 92.5% përbërës me origjinë natyrale. Formulimi i tij me vajin esencial të lules nerol, ka veti qetësuese dhe relaksuese për mendjen. Gjithashtu hidratimin dhe rigjenerimin e lëkurës e shtojnë edhe përbërësit, si: gjalpi shea dhe ekstrakti i gjetheve të gështenjës emon, duke promovuar gjithmonë një lëkurë të shëndetshme dhe të lëmuar. Vaji patchoul-it, ylang ylang dhe bergamot, të zgjedhur nga aromaterapistët më të njohur dhuron një aromë të mrekullueshme, duke ndihmuar edhe në çlodhjen dhe relaksimin e mëndjes. Përhapet lehtësisht në lëkurë, duke mos lënë aspak ndjesinë e ngjitjes

Formula e tij është vegane dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate dhe fragrancë artificiale. Ky produkt ka paketim ekologjik.

Këshillë: Në zonat problematike me më shumë qeliza të vdekura, si: kutikulat, bërrylat dhe thembra, mund të ri-aplikoni një shtresë mbi to për një kujdes më intensiv.

 

*300ml

 

 

Aplikojeni gjatë kohës që lëkura është akoma e lagësht pas dushit. Masazhojeni mirë, deri sa të përthithet plotësisht. Vendosni një shtresë më shumë në zonat me më shumë qeliza të vdekura të lëkurës te bërrylat dhe thembra.

Përbërësit "magjik"

Vaj neroli, vaj paçuli, vaj bergamoti, vaj geranium, vaj ylang ylang, vaj kamomil romak

AROMATICA, si pionier i bukurisë së pastër dhe të sigurt në Korenë e Jugut, vazhdimisht hedh në treg produkte të sigurta,të shëndetshme dhe organike.
E themeluar nga Jerry Kim, një financier i njohur, që la pas jetën e mëparshme të luksit për të kontribuar pozitivisht në komunitet përmes arritjeve të tij në fushën e kozmetikës.
Kim, një person që kishte vuajtur gjithë jetën nga lëkura e thatë dhe sensitive, gjeti shpëtim në esencat bimore.
Ai kuptoi që deri në atë moment, çdo produkt që kishte përdorur përbëhej nga fragranca sintetike dhe përbërës të dëmshëm.
Jerry Kim ishtë ndër të parët aromaterapistë në Korenë e Jugut në vitin 2004, vit në të cilin ai themeloi AROMATICA-n, që është pjesë e “Vegan Society”.
E veçanta e kësaj marke është që lulet e bimët kalojnë në proces zierjeje, dhe ekstrakti u merret në mënyrë natyrale, si prodhoheshin parfumet dikur.

AROMATICA Embrace Neroli & Patchouli Body Lotion

2,200 ALL 2,800 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI