Një linjë që do të bëhet shumë shpejt e preferuar nga i gjithë komuniteti KORAL SECRETS është BENTON Heartleaf Line! BENTON Heartleaf Cream, përmban 5% ekstrakt të gjethes së bimës heartleaf me prejardhje nga mali Jirisan i ekstaraktuar në temperaturë të ulët për të siguruar një formulë efektive. Gjithashtu, ekstrakti i gjethes së bimës heartleaf, ndihmon në qetësimin e irritimeve të ndryshme të lëkurës, balancimin e sebumit të tepërt dhe mbajtjen e nivelit të duhur të lagështisë së nevojshme. Ndërsa, formulimi i pasur me ceramide dhe hialuronat natriumi siguron një hidratim të thellë, duke parandaluar tharjen dhe acarimin e lëkurës. Nga ana tjetër, Kompleksi i taninit përfshirë: ekstraktin e farës së kafesë Arabica dhe ekstraktin e guaskës së gështenjës, ofron kujdes të veçantë për poret dhe sebumin, për një pamje të pastër dhe të shëndetshme. Konsistenca e tij është e lehtë, duke e bërë të përthithet lehtësisht nga lëkura. Përshtatet me të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht me atë të yndyrshme dhe sensitive!

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, PEG, silikon, paraben, sulfate etj.

*50ml

Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.

Përbërësit "magjik"

ekstrakt të gjethes së bimës heartleaf, ceramide dhe hialuronat natriumi, ekstrakt të farës së kafesë Arabica dhe ekstrakt të guaskës së gështenjës

Lista e plotë e përbërësve

Water, Houttuynia Cordata Extract(5%), Caprylic/Capric Triglyceride, Glycerin, Methylpropanediol, Cetyl Ethylhexanoate, Behenyl Alcohol, Centella Asiatica Extract, Cetearyl Olivate, Sorbitan Olivate, Butylene Glycol, Allantoin, Panthenol, Vitis Vinifera (Grape) Fruit Extract, Diospyros Kaki Leaf Extract, Polygonum Cuspidatum Root Extract, Carthamus Tinctorius (Safflower) Flower Extract, Coffea Arabica (Coffee) Seed Extract, Betaine, Trehalose, Zanthoxylum Piperitum Fruit Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Castanea Crenata (Chestnut) Shell Extract, Sodium Hyaluronate, Adansonia Digitata Seed Oil, Hydrogenated Lecithin, Ceramide NP, Vincetoxicum Atratum Extract, Lavandula Angustifolia (Lavender) Extract, Origanum Vulgare Flower/Leaf/Stem Extract, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Extract, Thymus Vulgaris (Thyme) Extract, Tocopherol, Ceramide AS, Ceramide NS, Ceramide AP, Ceramide EOP, Hydroxyacetophenone, Carbomer, Arginine, 1,2-Hexanediol, Caprylyl Glycol, Xanthan Gum, Ethylhexylglycerin, Sodium Phytate

BENTON është marka koreane e Industrisë së Bukurisë e themeluar në vitin 2011 nga vëllezërit JangWon dhe ChaeWon Lee pas problematikave që kishin hasur me lëkurën e tyre.

Me shumë mundësi e keni parë filmin e famshëm “The curious case of Benjamin Button”, dhe do të kuptoni lehtësisht emrin dhe filozofinë e markës. Çdokush do të dëshironte të ishte si perzonazhi kryesor i filmit, i cili rinohej me kalimin e viteve. Me këtë ide, BENTON përpiqet të krijojë produktet më të mira të kujdesit ndaj lëkurës, për ta mbajtur lëkurën në gjëndjen e saj optimale. Në formulimet e produkteve të tyre do të gjeni gjithmonë përbërës natyral që i falin lëkurës suaj shëndet dhe gjallëri, dhe jo perbërës të dëmshëm që veprojnë në mënyrë të përkohëshme. Lidhja e markës me natyrën dallon dhe në faktin se ajo nuk kryen testime mbi kafshët dhe kjo gjë është vlerësuar dhe nga organizata PETA (People for the Ethical Treatment of Animals).

BENTON Heartleaf Cream

1,200 ALL 1,800 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI