Nëse dëshironi t'i ofroni lëkurës së trupit tuaj pastrim të thellë por në fund t'a ndjeni të hidratuar, ju rekomandojmë dyshen fantastike BENTON Cica Body Wash + Hanji Body Wash Towel.

BENTON Cica Body Wash

Pastron thellësisht lëkurën duke ndihmuar në kontrollin e sebumit të tepërt, por duke e lënë të hidratuar në fund! Përmban ekstrakte nga argjinarja, kalamina, dhe CICA (centella asiatica), të cilat ndihmojnë në qetësimin e lëkurës së ndjeshme dhe të irrituar. Gjithashtu përmbajtja me 0.5% acid salicilik (BHA), dhe ekstrat nga gjethja e pemës së çajit jeshil Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) bëjnë të mundur trajtimin dhe kurimin e akneve të inflamuara. Edhe pse përmban përbërës për trajtimin e akneve, ky larës gjithashtu ka një aromë të mrekullueshme falë ekstraktit të rozamarinës.

BENTON Hanji Body Wash Towel

I gjithë peshqiri është i mbështjellë me fibrën Hanji duke i ofruar këtij të fundit veti ajrosjeje dhe antibakteriale. Është krijuar në mënyrë të tillë për të qenë sa më miqësor me lëkurën në mënyrë që të mos e acarojë apo irritojë këtë të fundit. Së bashku me larësin e trupit, pastron dhe bën të mundur dhe eksfolimin e lëkurës, duke larguar të gjitha papastërtitë dhe qelizat e vdekura në të.

BENTON Cica Body Wash

Masazhojeni butësisht mbi lëkurën e lagur me duar ose sfungjer trupi, dhe më pas shpëlajeni.

BENTON Hanji Body Wash Towel

Lagni peshqirin me ujë dhe shkumojeni atë me larësin tuaj të trupit, për të larë trupin.

BENTON Cica Body Wash

Përbërësit “magjik”

argjinare, calamine, centella asiatica, cica, BHA

Lista e plotë e përbërësve

Aqua (Water), Sodium Myristoyl Sarcosinate, Disodium Cocoamphodiacetate, Centella Asiatica Leaf Water, Acrylates Copolymer, Lauryl Betaine, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Sodium Chloride, Dipropylene Glycol, Butylene Glycol, Salicylic Acid, Houttuynia Cordata Extract, Cynara Scolymus (Artichoke) Leaf Extract, Betaine, Panthenol, Trehalose, Methylpropanediol, Styrene/Acrylates Copolymer, Hydrogenated Lecithin, Avena Sativa (Oat) Kernel Extract, Camellia Sinensis Leaf Water, Dipotassium Glycyrrhizate, Beta-Glucan, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Extract, Centella Asiatica Extract, Madecassoside, Asiaticoside, Madecassic Acid, Asiatic Acid, Ficus Carica (Fig) Fruit Extract, Cyanocobalamin, Calamine, Ceramide Np, Polyquaternium-51, Disodium Edta, Hexylene Glycol, Tromethamine, Ethylhexylglycerin, Citric Acid, Tocopherol, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Oil

BENTON Hanji Body Wash Towel

Përbërësit "magjik"

fibra Hanji

Lista e plotë e përbërësve

Korean paper;Hanji(40%), polyester, etc

BENTON është marka koreane e Industrisë së Bukurisë e themeluar në vitin 2011 nga vëllezërit JangWon dhe ChaeWon Lee pas problematikave që kishin hasur me lëkurën e tyre.

Me shumë mundësi e keni parë filmin e famshëm “The curious case of Benjamin Button”, dhe do të kuptoni lehtësisht emrin dhe filozofinë e markës. Çdokush do të dëshironte të ishte si perzonazhi kryesor i filmit, i cili rinohej me kalimin e viteve. Me këtë ide, BENTON përpiqet të krijojë produktet më të mira të kujdesit ndaj lëkurës, për ta mbajtur lëkurën në gjëndjen e saj optimale. Në formulimet e produkteve të tyre do të gjeni gjithmonë përbërës natyral që i falin lëkurës suaj shëndet dhe gjallëri, dhe jo perbërës të dëmshëm që veprojnë në mënyrë të përkohëshme. Lidhja e markës me natyrën dallon dhe në faktin se ajo nuk kryen testime mbi kafshët dhe kjo gjë është vlerësuar dhe nga organizata PETA (People for the Ethical Treatment of Animals).

BENTON Cica Body Wash + Hanji Body Wash Towel

2,600 ALL 4,400 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI