CLIO Kill Cover New Matte Foundation Set SPF20 PA++, është fondatina më inovative e markës Clio, e cila ofron një pamje të përsosur dhe perfekte të lëkurës, që në momentin e parë të aplikimit! Kjo fondatinë, ka një përfundim mat, por pa tendencë tharje të lëkurës, duke u njëtrajtësuar menjëherë në të, pa i humbur kësaj të fundit hidratimin e nevojshëm. Formula e saj, me pluhur Wawhite i cili gjendet natyrshëm nga palma Babassu, është përbërësi magjik që mban grimin tuaj mat dhe të freskët nga mëngjesi deri në darkë. Ky përbërës ndihmon në njëtrajtësimin e tonit të lëkurës së grimit të shkaktuar nga sebumi dhe yndyra e tepërt. Gjithashtu, nëse ju nevojitet të mbani një maskë apo teksa komunikoni në telefon, nuk keni pse të shqetësojheni nëse grimi juaj do të transferohet, pasi kjo fondatinë ka kaluar testimin duke rezultuar në një formulim që nuk transferon aspak njollë në këto objekte si edhe qëndron plot 54 orë në lëkurë pa krijuar aspak plasaritje në të.

Formula e tij është vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: vajra esencial, paraben, alkool, fragrancë artificiale.

*38gr

Pasi të keni vendosur kremin mbrojtës ndaj diellit, shkundni produktin para përdorimit dhe vendosni një sasi të moderuar në pëllëmbë dhe përzieni atë në një lëvizje rrotulluese me brush-in e saj. Për të krijuar një mbulim sa më të mirë, mund të përdorni aq fondatinë sa ju nevojitet. Riaplikojeni gjatë ditës për të rifreskuar makeup-in. Për të larguar mbetjet e saj dhe të makeup-it të përdorur këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor). 

Përbërësi "magjik"

Pluhur Wawhite

Lista e plotë e përbërësve

Cyclopentasiloxane, Water, Titanium Dioxide (CI 77891), Alcohol Denat., Butylene Glycol, PEG-10 Dimethicone, Trimethylsiloxysilicate, Phenyl Trimethicone, Squalane, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Isododecane, Polymethylsilsesquioxane, Bis-PEG/PPG-14/14 Dimethicone, Iron Oxides (CI 77492), Disteardimonium Hectorite, Magnesium Sulfate, Silica, Aluminum Hydroxide, Triethoxycaprylylsilane, Potassium Sorbate, Vinyl Dimethicone/Methicone Silsesquioxane Crosspolymer, Iron Oxides (CI 77491), Hydrogenated Olive Oil Unsaponifiables, Barium Sulfate, Dimethicone, Fragrance(Parfum), Stearic Acid, Iron Oxides (CI 77499), Adenosine, Trisodium Ethylenediamine Disuccinate, Magnesium Myristate, Amylopectin, PVP, Actinidia Polygama Fruit Extract

CLIO PROFESSIONAL është një markë koreano-jugore me bazë në distriktin Seongdong, Seul, Koreja e Jugut. E krijuar në vitin 1993 ofron produkte profesionale kozmetike. Me kalimin e kohës, kompania u degëzua në produkte të tjera të kujdesit të lëkurës, flokëve dhe trupit duke lançuar kështu markat: Peripera në vitin 2005, Goodal në vitin 2011 dhe Healing Bird në vitin 2017. Në vitin 2012 marka koreano-jugore CLIO PROFESSIONAL hapi dyqanin e saj Club Clio duke shitur të gjitha produkteve e markave të saj. Deri në fundin e vitit 2016 marka numëron plot 95 dyqane! Të gjitha produktet mbeten shumë të preferuara dhe të shitura në Korenë e Jugut dhe gjithë Europën. Fondatina kompakte është produkt “Bestseller” tashmë në KORAL SECRETS! Duke punuar me një ekip kërkimi dhe zhvillimi me bazë në Evropë, marka zhvillon vazhdimisht koleksione të reja për t'iu përshtatur tendencave dhe stinëve.

CLIO Kill Cover New Matte Foundation SPF20 PA++ (+Brush)

3,500 ALL 4,000 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI