DR. JART+ Ceramidin Body Butter është një krem në konsistencë gjalpi të trashë i formuluar me keramide. Ky produkt mundëson hidratim të thellë dhe intensiv në lëkurës, duke furnizuar lëkurën e thatë plot me lagështi. Që në momentin e aplikimit ky krem në trajtë gjalpi shkrihet dhe bëhet një me lëkurën, duke e lënë këtë të fundit të butë, të lëmuar dhe me ndjesi freskie. Nga ana tjetër formulimi me gjalpë shea mundëson bllokimin e lagështisë dhe qetësimin e irritimeve të ndryshme. Në zonat që i ndjeni më shumë të thata, aplikoni një sasi shtesë. 

*200ml

Aplikojeni gjatë kohës që lëkura është akoma e lagësht pas dushit. Masazhojeni mirë, deri sa të përthithet plotësisht.

Përbërësit "magjik"

keramide, gjalpë shea

Lista e plotë e përbërësve

Purified Water, Glycerin, Ethylhexyl Palmitate, Shea Butter, Cetearyl Alcohol, Octyldodecyl Myristate, Pentylene Glycol, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Glyceryl Stearate, Apple Fruit Extract, Bergamot Oil, Cocoa Seed Extract, Melia Azadirachta Flower Extract, Pelargonium Graveolens Flower Oil, Melia Azadirachta Leaf Extract, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Salvia Officinalis (Sage) Oil, Corallina Officinalis Extract, Pogostemon Cablin Oil, Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hyaluronic Acid, Raspberry Ketone, 1, 2-hexanediol, Palmitic Acid, Stearic Acid, Sorbitan Sesquioleate, Propanediol, Butylene Glycol, Caprylyl Glycol, Acrylate/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Tromethamine, Ceramide NP, Tocopherol, Dextrin, Myristic Acid, Arachidic Acid, Lauric Acid, Oleic Acid, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Dipropylene Glycol, Hydrolyzed Glycosaminoglycans, Hydrogenated Lecithin, Cetyl-PG Hydroxyethyl Palmitamide, Benzyl Glycol, Ceramide NS, Ceramide AP, Ceramide AS, Ethylhexylglycerin, Polyglutamic Acid, Cholesterol, Ceramide EOP, Disodium EDTA

Ndryshe nga markat e tjera koreane të përkujdesjes së lëkurës, DR.JART+ arriti suksesin e tij të madh, më parë në tregun amerikan, sesa në vendin e origjinës falë vizionit të themeluesit Lee Jin-Wook. Gjithçka nisi me hapjen e dyqanit të tyre të parë në “Fifth Avenue” në New York, e më pas me bashkëpunimin me gjigandin e rrjetit të dyqaneve Sephora. Bashkëthemeluesi i kësaj marke është Dr. Sung-Jae Jung, një ekspert dermatolog që gjatë karrierës së tij kishte zhvilluar shumë kërkime shkencore mbi problematikat e lëkurës së pacientëve të tij. Kështu lindi edhe emri DR.JART+, që nënkupton “Dr. Jung i bashkohet artit të përkujdesjes së lëkurës”. Për këtë markë punojnë një grup i madh dermatologësh, që vazhdojnë kërkimet shkencore për formulime sa më inovative që ndihmojnë në parandalimin e procesit të plakjes dhe i adresohen të gjithë tipeve të lëkurës.

DR. JART+ Ceramidin Body Butter

3,200 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI