Nëse dëshironi t'i adresoheni hiperpigmentimit, shenjave të moshës dhe ta ktheni lëkurën në të shëndetshme, zgjidhja e duhur është të shtoni I DEW CARE Bright Timing Brihtening Viamin C Wash-Off Mask në rutinën tuaj. E formuluar me kompleks 9 vitaminash të ndryshme, përfshirë këtu edhe vitaminën C, kjo maskë rrigjallëron lëkurën dhe rrit elasticitetin e saj. Maska ka në përbërje fara rrushi, një përbërës i cili ndihmon në eksfolimin e lëkurës nga qelizat e vdekura, dhe i rikthen asaj një pamje plot jetë dhe shkëlqim. Gjithashtu formulimi me niacinamide, bën të mundur njëtrajtësimin e tonit të lëkurës dhe tkurr madhësinë e poreve në dukje. Por nuk përfundon këtu, sepse kjo maskë ka në formulimin e saj edhe Resveratrol (një lloj polifenoli), antioksidant me origjinë bimore që mbron lëkurën nga rrezet UV dhe radikaleve të lira, faktorë të cilat shkaktojnë lehtësisht rrudha në lëkurë. Maska është përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës.

Formula e saj është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate.

*Ky produkt si edhe çdo produkt i markës I DEW CARE, ka cerifikatë VEGAN & PETA-ANIMAL TEST-FREE.

*100ml

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, aplikoni maskën në lëkurë të njomë dhe masazhoni lehtësisht me levizje rrethore. Evitoni zonën rreth syve dhe buzëve. Mbajeni maskën për 5-10 min. Shpëlajeni me ujë të vakët dhe të bollshëm. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj. Mund të përdoret 2-3 herë ne javë.

Përbërësit "magjik"

kompleks 9 vitaminash, fara rrushi, niacinamide, Resveratrol (një lloj polifenoli)

Lista e plotë e përbërësve

Water, Glycerin, Dipropylene Glycol, Carrageenan, 1,2-Hexanediol, Betaine, Niacinamide, Methylpropanediol, 3-O-Ethyl Ascorbic Acid, Resveratrol, Vitis Vinifera (Grape) Fruit Extract, Vitis Vinifera (Grape) Seed Powder, Chlorella Vulgaris Extract, Glucose, Fructooligosaccharides, Fructose, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Chondrus Crispus Extract, Melia Azadirachta Flower Extract, Coccinia Indica Fruit Extract, Saccharum Officinarum (Sugarcane) Extract, Ethylhexylglycerin, Butylene Glycol, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/Vp Copolymer, Tromethamine, C12-14 Alketh-12, Caprylyl Glycol, Sodium Phytate, Tocopherol, Ascorbic Acid, Biotin, Folic Acid, Pantothenic Acid, Pyridoxine, Cyanocobalamin, Thiamine Hcl, Fragrance(Parfum),

Marka I DEW CARE është krijuar për të ofruar një përvojë argëtuese dhe efektive me produktet e krijuara për kujdesin e lëkurës. Që nga paketimi i jashtëm i cili është gjithmonë i këndshëm, e deri te performance e produktit, marka I DEW CARE përpiqet që të kënaqë të gjithë përdoruesit e produkteve të tyre me përbërjet më unike, aroma të shijshme dhe rezultate të dukshme reale. Kjo markë është në një lidhje shumë të ngushtë me shkencën. Të gjitha formulimet e produkteve testohen klinikisht me përbërës të cilët janë të sigurt jo vetëm për lëkurën tonë, por edhe për mjedisin. Qëllimi i kësaj marke është krijimi i produkteve sa më profesionale në K-Beauty duke kombinuar shkencën bashkë me bukurinë e lëkurës. Produktet e markës I DEW CARE janë për çdo lloj tipologjie lëkure dhe adresojnë disa problematika. Të gjitha produktet prodhohen në Korenë e Jugut.

I DEW CARE Bright Timing Brihtening Viamin C Wash-Off Mask

3,000 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI