{"product_id":"zipiderm-egf-skin-barrier-hydro-ampoule","title":"ZIPIDERM EGF Skin Barrier Hydro Ampoule","description":"\u003cp\u003eJeni gati për një trajtim intensiv për barrierën e lëkurës dhe një pamje më të freskët e rinore? ZIPIDERM EGF Skin Barrier Hydro Ampoule kombinon teknologjinë EGF me përbërës hidratues dhe rigjenerues, duke ofruar kujdes të fokusuar për lëkurën e dehidratuar, të ndjeshme dhe me barrierë të dëmtuar. Përbërësi magjik i formulës është EGF (SH-Oligopeptide-1), një faktor rritjeje epidermale që ndihmon në mbështetjen e rigjenerimit të lëkurës dhe përmirësimin e pamjes së saj. Formula përmban gjithashtu PDRN (Sodium DNA), i cili plotëson kujdesin për lëkurën që ka nevojë për rigjenerim dhe vitalitet. Por sekreti i kësaj ampule qëndron edhe te kompleksi i 5 llojeve të ceramideve, të cilat ndihmojnë në forcimin e barrierës mbrojtëse dhe parandalimin e humbjes së lagështisë. Niacinamide ndihmon në njëtrajtësimin e tonit, ndërsa Squalane, Glycerin dhe Sodium PCA ofrojnë hidratim dhe ndihmojnë në ruajtjen e butësisë së lëkurës. Allantoin plotëson formulën me veti qetësuese, duke e bërë atë një aleat të mirë për lëkurën e ndjeshme. Me teksturën e saj të lehtë, ujore dhe jo ngjitëse, ampula përthithet shpejt dhe nuk lë ndjesi rëndese. Është trajtimi ideal për të gjitha tipet e lëkurës, veçanërisht për ato të dehidratuara, të ndjeshme ose me barrierë të dobësuar, që kërkojnë hidratim, mbrojtje dhe një pamje më të lëmuar e plot vitalitet!\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eFormula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e*30ml\u003c\/p\u003e\n\u003ch5\u003ePërdorimi\u003c\/h5\u003e\n\u003cp\u003eNë rutinën tuaj të mbrëmjes, pasi të keni pastruar lëkurën dhe aplikuar tonerin dhe esencën, merrni një sasi të konsiderueshme me anë të shiringës dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.\u003c\/p\u003e\n\u003ch5\u003ePërbërësit\u003c\/h5\u003e\n\u003cp\u003e\u003cstrong\u003ePërbërësit \"magjik\"\u003c\/strong\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eEGF (SH-Oligopeptide-1), PDRN (Sodium DNA), Ceramide Complex (5 lloje), Niacinamide, Squalane, Glycerin, Sodium PCA, Allantoin\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\u003cstrong\u003eLista e plotë e përbërësve\u003c\/strong\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\u003cspan\u003eWater, Propanediol, Glycerin, Niacinamide, Vinyl Dimethicone, 1,2-Hexanediol, Ammonium Acryloyldimethyltaurate\/VP Copolymer, Dipropylene Glycol, Allantoin, Polyglyceryl-4 Caprate, Hydroxyacetophenone, Xanthan Gum, Caprylic\/Capric Triglyceride, Polyglyceryl-10 Laurate, Hydrogenated Lecithin, Carbomer, Dipotassium Glycyrrhizate, Tromethamine, Adenosine, Disodium EDTA, Ceramide NP, Octyldodecanol, Brassica Campestris (Rapeseed) Sterols, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Sodium PCA, Cetearyl Alcohol, Stearic Acid, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Bentonite, Ribes Nigrum (Black Currant) Seed Oil, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil Unsaponifiables, Olive Oil Decyl Esters, Phytosphingosine, Citric Acid, Cyclohexylglycerin, Tocopherol, Cardiospermum Halicacabum Flower\/Leaf\/Vine Extract, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Hydrolyzed Extensin, Butylene Glycol, Polylactic Acid, Squalane, Ceramide NS, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Cholesterol, Dioleoyl PG-Trimonium Chloride, sh-Oligopeptide-1 (0.1 ppm), Sodium DNA, Chlorella Vulgaris Extract, Ceramide AP, Ceramide AS, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Extract, Sea Salt, Ceramide EOP\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003ch5\u003eMarka\u003c\/h5\u003e\n\u003cp data-pm-slice=\"1 1 []\"\u003eZIPIDERM është një brand korean i kujdesit për lëkurën (K-Beauty), i fokusuar në kombinimin e inovacionit shkencor me përbërës aktivë për të përmirësuar pamjen dhe shëndetin e lëkurës. Formulat e tij përqendrohen në hidratimin intensiv, forcimin e barrierës mbrojtëse dhe përmirësimin e elasticitetit, duke ofruar zgjidhje për lëkurën e dehidratuar, të ndjeshme dhe me shenja të dukshme të plakjes.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eDuke përfshirë përbërës si EGF (Faktori i Rritjes Epidermale), PDRN, Ceramide dhe Niacinamide, ZIPIDERM synon të mbështesë proceset natyrale të rinovimit të lëkurës dhe të rikthejë një pamje më të lëmuar, të hidratuar dhe plot vitalitet. Brand-i sjell një qasje moderne ndaj kujdesit të përditshëm, duke ndërthurur teknologjinë koreane të skincare me formula të krijuara për një lëkurë më të shëndetshme dhe me shkëlqim natyral.\u003c\/p\u003e","brand":"Koral Secrets - Përkujdesje e lëkurës \u0026 markat më të njohura koreane.","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":51250526290177,"sku":"AMP0260","price":2700.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0250\/1568\/1104\/files\/Minimal_Pink_Skincare_Serum_Bottle.png?v=1795177330","url":"https:\/\/koralsecrets.al\/products\/zipiderm-egf-skin-barrier-hydro-ampoule","provider":"Koral Secrets - Përkujdesje e lëkurës \u0026 markat më të njohura koreane.","version":"1.0","type":"link"}