TOUN28 B2 SUN SCREEN UV+HEV DEFENSE ORGANIC & NON-NANO SPF 50+ PA++++është një krem dielli me filtra fizikë që ju ofron mbrojtjen, për të cilën keni nevojë çdo ditë, duke mbajtur në kontroll yndyrën dhe sebumin e tepër në lëkurë. Është rezistent ndaj ujit dhe djersitjes. Përveç rrezeve UVA dhe UVB, ndryshe nga kremrat e tjerë të diellit, mbron dhe nga rrezet HEV (High-Energy visible light). Nëse nuk tregoheni të kujdesshëm, rrezet HEV sjellin plakje premature dhe dëmtim të lëkurës, si pasojë e dritës blu-violet që rrit aktivitetin e oksigjenit , që është shkaktari më i madh i plakjes së lëkurës. dhe asaj të padukshme që emetohet nga pajisjet elektronike, dhe po! Këtu futet dhe smartphone! Ka spektër mbrojtjeje më shumë se SPF50+ PA++++, dhe është një krem mbrojtës për përdorim të përditshëm. Ky krem ka rezistencë maksimale të ujit (çertifikuar nga FDA), që edhe në ditët më aktive nuk shpërbëhet si pasojë e djersitjes. Produkti është i certifikuar nga instancat e shtetit Gjerman me çertifikatat organike, që konsiston në përmbajtjen e përbërësve organik hipoalergjik. Përbërëja e tij është e formuluar 20.17% përbërës organik, ndërsa pjesa tjetër përbërës natyral. Ndër të tjera përmban FloraGLO Lutein 5% lëndë topik i vajit nga Safflower, ekstrakti dhe vaji i farave të lules large velvet, dhe gjëmbaçi saffron. Që e gjithë kjo përbërja ka veti të fuqishme antioksiduese, për të rritur hidratimin dhe elasticitetin e lëkurës, duke zhvilluar aktivitetin mbrojtës të saj. I përshtatshme për lëkurën e yndyrshme, dhe mikse, për fëmijët nga mosha 1 vjeç, dhe mund të përdoret nga gratë shtatëzena dhe në gjidhënie.

Formula e tij është hipoalergjike, me bazë vegane dhe e patestuar në kafshë. Nuk përmban: ngjyrues dhe aromë artificiale. 

*45gr 

Aplikojeni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Merrni një sasi të bollshme dhe vendoseni në fytyrë, qafë, dekolte dhe në çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Vendoseni 15 min përpara ekspozimit në diell. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).
Këshillohet që nxjerrja e kremit të bëhet duke shtypur pjesën nga fundi dhe jo aty ku është tapa. 

Përbërësit "magjik"

zink oksid, calendula, loraGLO Lutein 5% lëndë topik i vajit nga Safflower, ekstrakti dhe vaji i farave të lules large velvet, dhe gjëmbaçi saffron.

Lista e plotë e përbërësve

ONLY ORGANIC, NATURAL & NATURAL ORIGIN
Water, Zinc Oxide, Dicaprylyl Carbonate, CaprylicCapric Triglyceride, Carmellia Sinensis Leaf, Polyghyceryl-2 Dipalyhydroxystearate,
Polyglyceryl-3 Disostearate, "Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Pentylene Glycol, 'Beeswax, Sodium Chloride, "Olea Eurapaea (Olive)
Fruit Oi, Calendula Officinalis Flower Extract, "Camellia Sinensis Leaf Extract, "Azadirachta Indica Leaf Extract, "Artemisia Annua Extract, ViolaOdorata Flower/Leaf Extract. Hedera Helix (vy) Leaf/Stem Extract, Pimpinella Anisum (Anise) Fruit Extract, Vanilla Planifolia Fruit Extract, Madecassoside,Musa Sapientum (Banana) Fruit Extract, Asiaticoside, Tocopherol, Chromium Oxide Greens, Glycerin, Betaine, Sodium Levulinate, Glyceryl Caprylate,Sodiurn Anisate, Dicaprylyl Ether.
"ORGANIC 20.17% / NATURAL ORIGIN 100% CERTIFIED BY CONTROL UNION KOREA / CU 876399

 

TOUN28 B2 Sun Screen UV+HEV Defense Organic & Non-Nano SPF 50+ PA++++ (Lëkurë e yndyrshme)

4,400 ALL 5,100 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI