THE PLANT BASE Time Stop Collagen Ampoule është një ampulë ose serum me një përbërje shumë të veçantë me 76.52% ekstrakt nga kërpudha të ndryshme. Kjo përbërje ndihmon në nxitjen e prodhimit të kolagjenit, që është shumë i nevojshëm për të mbajtur në kontroll dhe parandaluar shenjat e moshës. Kombinimi i panthenolit, sodium hyaluronate dhe vajit të arrave macadamia, arrijnë të hidratojnë lëkurën në thellësi, ndërsa ekstrakti i bimës Centella Asiatica dhe asaj të Aloe Veras qetësojnë irritimin dhe skuqjen e saj. Formula speciale e kësaj ampule përmban gjithashtu edhe një përbërje të patentuar me përzierjen e disa ekstrakteve botanike të pasura me antioksidantë, që ndihmojnë në zbehjen dhe heqjen e njollave si dhe në forcimin e barrierës mbrojtëse të lëkurës.

Formula e këtij produkti nuk përmban: paraben, aromë artificiale, vaj mineral.

Niveli i pH - 6.56.

 *30ml

Përdoreni pas tonerit dhe/ose pas esencës. Merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Këshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit "magjik"

ekstrakt nga kërpudha Hericium Erinaceum (76.53%), glicerinë, ekstrakt nga kërpudha Tremella Fuciformis (180 mg), sodium hyaluronate, ekstrakt nga rrënja e bimës Glycyrrhiza Glabra (Licorice), panthenol, adenosine, beta-glucan, ekstrakt i gjethes së bimës Aloe Barbadensis, ekstrakt i bimës Centella Asiatica, vaj nga farat e bimës Macadamia Integrifolia

Lista e plotë e përbërësve

Hericium Erinaceum (Mushroom) Extract(76%),Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Water, Glycerin,Tremella Fuciformis (Mushroom) Extract(180mg),Sodium Hyaluronate, Beta-Glucan, Morus Alba BarkExtract, "Opuntia Coccinellifera Fruit Extract, Glycyrrhiza Glabra (Licorice) Root Extract, DiospyrosKaki Leaf Extract, Panthenol, *Centella AsiaticaExtract, *Terminalia Ferdinandiana Fruit Extract,*Aloe Barbadensis Leaf Extract, Allantoin, AcetylGlutamine, Sodium Polyacrylate, PPG-26-Buteth-26,C13-14 lsoparaffin, Dextrin, PEG-40 HydrogenatedCastor Oj, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Cararnel,Disodium EDTA, Laureth-7, Ethyl Hexanediol,Macadamialntegrifolia Seed oil, Retinyl Palmitate,PalitoyTripeptide-5, Pantolactone, Pantolactone,Hydiogenated Lecithin, PEG-5 Rapeseed Sterol,
Cholestetol, Brassica Campestris (Rapeseed) Sterols,Teomethanine, Carbomer, Ceteth-5, Ceteth-3,TocopherylAcetate, Silica, Sodium Ascorbyl Phosphate, SodiumStearoyl Glutamate ("Natural Ingredients)

Në vitin 2005 lindi marka THE PLANT BASE, e cila u bë e famshme për prodhimin e sapunëve artizalë me 100% përbërje bimore. Hapin e madh në Industrinë e Përkujdesjes së Lëkurës e hodhi pas kërkesave të shumta të konsumatorëve të saj, që i adhuronin këta sapunë. Sa herë do të përdorni një produkt të THE PLANT BASE, do t’ju duket sikur prekni natyrën, që është edhe shpirti i vetë markës. Formulimet inovative të saj janë hipoalergjike dhe krijohen vetëm me përbërës organikë të certifikuar. THE PLANT BASE merr frymëzim të pafund në natyrë dhe nuk ndalon së kërkuari teknologji të avancuara dhe përbërës të rinj, për të arritur bukurinë e shëndetshme. E gjithë kjo përkthehet në dy serumet më të shitura “Time Stop Collagen Ampoule” dhe “Waterfall Moist Balanced Hyaluronic Acid 100”, që janë përzgjedhur me shumë vëmendje nga Koral Secrets.

Customer Reviews

Based on 1 review Write a review

THE PLANT BASE Time Stop Collagen Ampoule

2,000 ALL 2,500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI