SWANICOCO Multi Solution Vitamin Toner është një toner i lehtë në përthithje, i pasur me vitamina, minerale dhe ekstakte bimore, që ushqen dhe i ofron lëkurës gjallëri, duke balancuar nivelin e saj të pH. Sodium hyaluronate dhe acidi hialuronik i hidrolizuar, derivate të acidit hialuronik, i dhurojnë lëkurës hidratim të thellë. Ndërkohë, ekstrakti i frutit të Sea Buckthorn, që njihet si bima e shenjtë e Himalajeve, e ndihmon lëkurën në rigjenerimin e saj, ul inflamacionin dhe qetëson skuqjen apo irritimin. Acidi ethyl ascorbic, një derivat i vitaminës C, lufton radikalet e lira dhe hiperpigmentimin, duke i dhënë lëkurës një pamje plot shkëlqim. Formula e këtij toneri është e pa testuar në kafshë. Nuk përmban: aromë artificiale, ngjyrues, paraben, sulfat, alkool, vaj mineral, silikon.

*20ml / 300ml

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë e qafë derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.

Përbërësit "magjik"

ekstrakt i frutit Hippophae Rhamnoides (sea buckthorn), acid hialuronik, acid hialuronik i hidrolizuar, sodium hyaluronate, 3-O-Ethyl Ascorbic Acid (10ppm)

Lista e plotë e përbërësve

Water, Hippophae Rhamnoides Fruit Extract, Butylene Glycol, Glycerin, 1,2-Hexanediol, 3-O-Ethyl Ascorbic Acid, Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Oil, Camellia Sinensis Leaf Extract, Vaccinium Macrocarpon (Cranberry) Fruit Extract, Pearl Extract, Chrysanthemum Indicum Flower Extract, Camellia Japonica Flower Extract, Prunus Mume Flower Extract, Nelumbo Nucifera Flower Extract, Arnica Montana Flower Extract, Alchemilla Vulgaris Extract, Ananas Sativus (Pineapple) Fruit Extract, Actinidia Chinensis (Kiwi) Fruit Extract, Scutellaria Baicalensis Root Extract, Propanediol, Glycereth-25 PCA Isostearate, Hydroxyethylcellulose, Xylitol, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Citrus Limon (Lemon) Peel Oil, Pelargonium Graveolens Flower Oil, Pentylene Glycol, Aniba Rosodora (Rosewood) Wood Oil, Disodium EDTA, Caprylyl Glycol, Ethylhexylglycerin

SWANICOCO është një markë koreane e përkujdesjes së lëkurës që i dedikohet femrës duke i ofruar produkte me 90-100% përbërës natyral. Emri i saj përmban fjalën “swan” (mjelmë), që simbolizon elegancën femërore dhe “coco” (arrë kokosi), që simbolizon përbërësit natyral.

Prapa kësaj filozofie qëndron themeluesja, znj.Seong Chunseon. Gjithçka nisi nga historia e familjes së saj, e cila vuante nga sensitiviteti i tepërt i lëkurës. Kjo problematikë u kthye në motivim për kërkimet e saj mbi përbërësit me prejardhje bimore. E gjithë kjo punë konkludoi në krijimin e një sapuni artizanal me përbërje të fermentuar. Në mënyrë të habitshme, ky produkt solli rezultate dhe lëkura e tyre pati përmirësim të dukshëm, sa çdokush e komplimentonte për të.  Këtu nisi dhe rrugëtimi i markës SWANICOCO,e themeluar në vitin 2000, e cila sot e kësaj dite ka si mision rrëzimin e mitit se përbërësit natyral janë më pak efektiv.

 

SWANICOCO Multi Solution Vitamin Toner

700 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI