SWANICOCO Fermentation Peptine Eye Care Cream ka zgjidhjen për çdo problematikë të zonës delikate rreth syve. Përbërja e tij e fuqishme dhe formulimi me 8 lloje të ndryshme peptidesh dhe adenosine, luftojnë në mënyrë shumë efektive rrudhat dhe zbardhin zonën poshtë syve. Ndërsa niacinamide-t zbehin dhe largojnë rrathët e zinj. Edhe pse ka formulë të përqëndruar, ky krem ka një konsistencë të lehtë duke e bërë që të perthithet shumë shpejt nga lëkura. I përshtatshëm për përdorim gjatë ditës, duke e bërë një bazë shumë të mirë për makeup-in, por edhe gjatë rutinës së mbrëmjes.
Formula e tij nuk përmban: paraben, sulfat, alkool, aromë artificiale, ngjyrues artificial, silikon, vaj mineral dhe produkte me origjinë shtazore.

*20ml

Në mëngjes dhe mbrëmje, pasi të keni aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj e përpara se të vendosni kremin hidratues, aplikojeni produktin lehtësisht në zonën rreth syve.

Përbërësit "magjik"

ekstrakt i Panax Ginseng Callus Culture, ferment i filtruar nga orizi/Aspergillus, sodium hyaluronate, palmitoyl tripeptide-5, copper tripeptide-1, dipeptide diaminobutyroyl benzylamide diacetate

Lista e plotë e përbërësve

Panax Ginseng Callus Culture Extract, Aspergillus/Rice Ferment Filtrate, Butylene Glycol, Stearic Acid, Glycerin, Dicaprylyl carbonate, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Lactobacillus/Lemon Peel Ferment Extract, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Peel Extract, sh-Polypeptide-11, sh-Oligopeptide-2, Acetyl Hexapeptide-8, Hexapeptide-12, Polyglyceryl-3 Stearate , Cetearyl Olivate, Betaine, Sodium Hyaluronate, Palmitoyl Tripeptide-5, Copper Tripeptide-1, Sorbitan Laurate, Hydroxyethylcellulose, Acetyl Dipeptide-1 Cetyl Ester, Ginsenosides, Colloidal Platinum, Hydrolyzed Collagen, Punica Granatum Fruit Extract, Ficus Carica (Fig) Fruit Extract, Morus Alba Fruit Extract, Ginkgo Biloba Nut Extract, Arnica Montana Flower Extract, Artemisia Absinthium Extract, Achillea Millefolium Extract, Gentiana Lutea Root Extract, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Extract, Polyglutamic Acid, Ascorbyl Glucoside, Grifola Frondosa Fruiting Body Extract, Maltodextrin, Magnolia Kobus Bark Extract, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Biosaccharide Gum-1, Dipeptide Diaminobutyroyl Benzylamide Diacetate, Beta-Glucan, Camellia Japonica Seed Oil, Tocopherol, Carbomer, Allantoin, Arginine, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Boswellia Carterii Oil, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Peel Oil, Citrus Nobilis (Mandarin Orange) Peel Oil, Adenosine

SWANICOCO është një markë koreane e përkujdesjes së lëkurës që i dedikohet femrës duke i ofruar produkte me 90-100% përbërës natyral. Emri i saj përmban fjalën “swan” (mjelmë), që simbolizon elegancën femërore dhe “coco” (arrë kokosi), që simbolizon përbërësit natyral.
Prapa kësaj filozofie qëndron themeluesja, znj.Seong Chunseon. Gjithçka nisi nga historia e familjes së saj, e cila vuante nga sensitiviteti i tepërt i lëkurës. Kjo problematikë u kthye në motivim për kërkimet e saj mbi përbërësit me prejardhje bimore. E gjithë kjo punë konkludoi në krijimin e një sapuni artizanal me përbërje të fermentuar. Në mënyrë të habitshme, ky produkt solli rezultate dhe lëkura e tyre pati përmirësim të dukshëm, sa çdokush e komplimentonte për të. Këtu nisi dhe rrugëtimi i markës SWANICOCO, e themeluar në vitin 2000, e cila sot e kësaj dite ka si mision rrëzimin e mitit se përbërësit natyral janë më pak efektiv.

 

SWANICOCO Fermentation Peptine Eye Care Cream

5,200 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI