Serumi First Care Activating Serum i markës luksoze SULWHASOO, është produkti “bestseller” (më i shitur)! Mbi 400.000 konsumatorë e kanë ri-blerë minimalisht 10 herë, e renditur si esenca nr.1 per efektin anti-moshë për 9 vite rradhazi! Pra të gjithë këto suksese i ka pikërisht prej formulimit me përbërës nga bimë medicinale koreane, si psh.: Milkvetch (lule astragalus) që nxit qarkullimin e gjakut, ekstrakti Dwarf Lilyturf (Ophiopogon Japonicus), dhe ekstrakti i bimës Licorice, të cilët rrisin bashkëveprimin e të gjithë përbërësve të formulës. Ekstrakti i Çajit Jeshil ndihmon në zhdukjen e hiperpigmentimit, lufton radikalet e lira dhe qetëson lëkurën. Sekreti i këtij serumi fantastik qëndron në përbërjen Jaum Balancing Complex, një koktejl i fuqishëm prej 5 bimësh medicinale të zgjedhura nga më shumë se 3000 të tilla të gjetura në studimet mjekësore koreane. Këto bimë janë: Lotus, Rehmannia, Peony, Solomon’s Seal (Polygonatum), Lili i bardhë. Është krijuar për t’u aplikuar menjëherë pas pastrimit të lëkurës nga larësi, që përtej benefiteve që mbart vetë produkti, arrin të nxjerrë në pah efektet e produkteve të tjera pasardhëse si serumi që do të përdorni në rutinën tuaj. Ky serum do t’ju rikthejë shkëlqimin e humbur me kalimin e viteve. Do të habiteni nga efektet e tij mbresëlënëse, pasi ndihmon në zbehjen e rrudhave, rikthen lagështinë dhe hidratimin e munguar dhe e bën lëkurën të shndritshme dhe plot freski. Nëse e kombinoni me serumin SULWHASOO Concentrated Ginseng Renewing Serum, do të shikoni sesi lëkura do të transformohet dhe do e duket dhe ndjehet më rinore!

*90ml

Në rutinën tuaj të mëngjesit dhe mbrëmjes, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni duke masazhuar në fytyrë, qafë dhe dekolte derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit "magjik"

Jaum Balancing Complex

Lista e plotë e përbërësve

Ophiopogon Japonicus Root Extract, Glycyrrhiza Uralensis (Licorice) Root Extract, Water, Butylene Glycol, Alcohol, Glycerin, Betaine, Camellia Sinensis Leaf Extract, Paeonia Albiflora Root Extract, Nelumbo Nucifera Seed Extract, Polygonatum Officinale Rhizome/Root Extract, Lilium Tigrinum Flower/Leaf/Stem Extract, Rehmannia Glutinosa Root Extract, Chrysanthemum Morifolium Flower Extract, Paeonia Suffruticosa Root Extract, Citrus Unshiu Peel Extract, Adenophora Stricta Root Extract, Lycium Chinense Root Extract, Coix Lacryma-Jobi Ma-Yuen Seed Extract, Angelica Tenuissima Root Extract, Honey, Astragalus Membranaceus Root Extract, Biosaccharide Gum-1, Natto Gum, Beta-Glucan, Sodium Hyaluronate, Juglans Regia (Walnut) Shell Extract, Portulaca Oleracea Extract, Zizyphus Jujuba Fruit Extract, Theobroma Cacao (Cocoa) Extract, Peg/Ppg-17/6 Copolymer, Glyceryl Polymethacrylate, Bis-Peg-18 Methyl Ether Dimethyl Silane, Potassium Carbomer, Peg-60 Hydrogenated Castor Oil, Dextrin, Cellulose Gum, Ethylhexylglycerin, Chondrus Crispus (Carrageenan), Phenyl Trimethicone, Propanediol, Hydrogenated Lecithin, Propylene Glycol, Disodium Edta, Phenoxyethanol, Fragrance

Marka prestigjoze SULWHASOO u krijua në vitin 1966 nga z.Suh Sung-whan. Themeluesi u njoh me rëndësinë e bimëve medicinale koreane gjatë fëmijërisë, teksa ndihmonte nënën e tij në biznesin e vajit esencial të bimës Camellia, e më pas gjatë viteve që kaloi në Universitetin e Mjekësisë Orientale Kyunghee, duke zhvilluar kërkime shkencore mbi krijimin e formulimeve sa më inovative. Pikërisht në filozofinë e markës së tij, shprehet dashuria dhe përkushtimi ndaj këtyre bimëve mrekullibërëse. Për SULWHASOO-n, bukuria ideale qëndron në mjekësinë bimore koreane e frymëzuar nga urtësia aziatike. Fokusi i produkteve të saj luksoze nuk është vetëm në trajtimin e shenjave të dukshme, por edhe në gjetjen dhe adresimin e shkaqeve të problematikave të shfaqura në lëkurë. Ndryshe nga kompanitë e tjera koreane të bukurisë, SULWHASOO i mbetet besnik produkteve të tij tradicionale dhe sjell gjatë gjithë kohës versione të përmirësuara të formulimeve. Shembujt më të mirë që përcjellin këtë qasje janë "First Care Activating Serum" që zhvillohet për më shumë se 20 vjet dhe linja "Concentrated Ginseng EX" që përmirësohet prej më shumë se gjysmë shekulli.

SULWHASOO First Care Activating Serum

17,100 ALL 19,000 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI