Serumi First Care Activating Perfecting Serum i markës luksoze SULWHASOO, është produkti “bestseller” (më i shitur)! Mbi 400.000 konsumatorë e kanë ri-blerë minimalisht 10 herë, e renditur si esenca nr.1 per efektin anti-moshë për 9 vite rradhazi! Pra të gjithë këto suksese i ka pikërisht prej formulimit me përbërës nga bimë medicinale koreane, si psh.: Milkvetch (lule astragalus) që nxit qarkullimin e gjakut, ekstrakti Dwarf Lilyturf (Ophiopogon Japonicus), dhe ekstrakti i bimës Licorice, të cilët rrisin bashkëveprimin e të gjithë përbërësve të formulës. Ekstrakti i Çajit Jeshil ndihmon në zhdukjen e hiperpigmentimit, lufton radikalet e lira dhe qetëson lëkurën. Sekreti i këtij serumi fantastik qëndron në përbërjen Jaum Balancing Complex, një koktejl i fuqishëm prej 5 bimësh medicinale të zgjedhura nga më shumë se 3000 të tilla të gjetura në studimet mjekësore koreane. Këto bimë janë: Lotus, Rehmannia, Peony, Solomon’s Seal (Polygonatum), Lili i bardhë. Është krijuar për t’u aplikuar menjëherë pas pastrimit të lëkurës nga larësi, që përtej benefiteve që mbart vetë produkti, arrin të nxjerrë në pah efektet e produkteve të tjera pasardhëse si serumi që do të përdorni në rutinën tuaj. Ky serum do t’ju rikthejë shkëlqimin e humbur me kalimin e viteve. Do të habiteni nga efektet e tij mbresëlënëse, pasi ndihmon në zbehjen e rrudhave, rikthen lagështinë dhe hidratimin e munguar dhe e bën lëkurën të shndritshme dhe plot freski.

*Shënim: Për blerje të produkteve të markës SULWHASOO, nuk përfitohen pikë në Programin e Besnikërisë, por mund të aplikohen në të kuponat e uljes.

*60/90ml

Në rutinën tuaj të mëngjesit dhe mbrëmjes, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni duke masazhuar në fytyrë, qafë dhe dekolte derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit "magjik"

Jaum Balancing Complex

Lista e plotë e përbërësve

Carbomer, Peg-60 Hydrogenated Castor Oil, Tromethamine, Propanediol, Glyceryl Caprylate, Juglans Regia (Walnut) Seed Extract, Dextrin, Theobroma Cacao (Cocoa) Extract, Scutellaria Baicalensis Root Extract, Fragrance / Parfum, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Limonene, Methyl Trimethicone, Disodium Edta, Xanthan Gum, Cellulose Gum, Carrageenan, Honey / Mel / Miel, Madecassoside, Rehmannia Glutinosa Root Extract, Pentylene Glycol, Ophiopogon Japonicus Root Extract, Paeonia Lactiflora Root Extract, Lilium Candidum Bulb Extract, Linalool, Lycium Chinense Fruit Extract, Polygonatum Odoratum Rhizome Extract, Biosaccharide Gum-1, Propylene Glycol, Punica Granatum Fruit Extract, Ziziphus Jujuba Fruit Extract, Nelumbo Nucifera Flower Extract, Pueraria Lobata Root Extract, Natto Gum, Glycyrrhiza Uralensis (Licorice) Root Extract, Prunus Mume Fruit Extract, Citronellol, Citral, Geraniol, Hydrogenated Lecithin, Bht, Citric Acid, Lentinus Edodes Extract, Tocopherol, Hydrolyzed Soybean Extract, Paeonia Albiflora Root Extract, Punica Granatum Flower Extract, Zingiber Officinale (Ginger) Root Extract

Marka prestigjoze SULWHASOO u krijua në vitin 1966 nga z.Suh Sung-whan. Themeluesi u njoh me rëndësinë e bimëve medicinale koreane gjatë fëmijërisë, teksa ndihmonte nënën e tij në biznesin e vajit esencial të bimës Camellia, e më pas gjatë viteve që kaloi në Universitetin e Mjekësisë Orientale Kyunghee, duke zhvilluar kërkime shkencore mbi krijimin e formulimeve sa më inovative. Pikërisht në filozofinë e markës së tij, shprehet dashuria dhe përkushtimi ndaj këtyre bimëve mrekullibërëse. Për SULWHASOO-n, bukuria ideale qëndron në mjekësinë bimore koreane e frymëzuar nga urtësia aziatike. Fokusi i produkteve të saj luksoze nuk është vetëm në trajtimin e shenjave të dukshme, por edhe në gjetjen dhe adresimin e shkaqeve të problematikave të shfaqura në lëkurë. Ndryshe nga kompanitë e tjera koreane të bukurisë, SULWHASOO i mbetet besnik produkteve të tij tradicionale dhe sjell gjatë gjithë kohës versione të përmirësuara të formulimeve. Shembujt më të mirë që përcjellin këtë qasje janë "First Care Activating Serum" që zhvillohet për më shumë se 20 vjet dhe linja "Concentrated Ginseng EX" që përmirësohet prej më shumë se gjysmë shekulli.

SULWHASOO First Care Activating Serum

11,000 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI