{"product_id":"skin1004-madagascar-centella-quick-calming-pad","title":"SKIN1004 Madagascar Centella Quick Calming Pad","description":"\u003cp\u003e\u003cspan\u003eSKIN1004 Madagascar Centella Quick Calming Pad është një toner-pad qetësues dhe hidratues i formuluar posaçërisht për lëkurën e ndjeshme, të irrituar dhe me tendencë skuqjeje. Paketimi përmban tamponë pambuku të njomur me një esencë të pasur në përbërës qetësues, të cilët ndihmojnë në reduktimin e irritimit, forcimin e barrierës mbrojtëse të lëkurës dhe qetësmin e saj të menjëhershëm. Formula përmban Centella Asiatica nga Madagaskari, e njohur për vetitë e saj rigjeneruese dhe anti-inflamatore, e kombinuar me Panthenol, Sodium Hyaluronate dhe përbërës të tjerë hidratues që ndihmojnë në qetësimin e lëkurës së stresuar nga faktorët e jashtëm. Pad-sat  kanë një teksturë të butë dhe ngjiten lehtësisht në lëkurë, duke mundësuar përdorimin e tyre si toner i përditshëm ose si maskë lokale për zonat që kanë nevojë për qetësim intensiv. Falë formulës së butë dhe pa përbërës agresivë, i përshtatet të gjitha tipeve të lëkurës, veçanërisht asaj sensitive, të dehidratuar dhe me tendencë irritimi.\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eFormula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, frangrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e*130ml\/70pads\u003c\/p\u003e\n\u003ch5\u003ePërdorimi\u003c\/h5\u003e\n\u003cp\u003e\u003cspan\u003ePasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një tampon pambuku dhe masazhoni fytyrën dhe qafën. Në këtë mënyrë keni bërë të mundur largimin e çdo mbetje papastërtie. Nuk është e nevojshme të shpëlani fytyrën. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Sigurohuni të mbyllni mirë kapakun e produktit, që tamponët të mbeten të lagësht dhe të pastër.\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\u003cspan\u003eKëshillohet të përdoret çdo ditë, 1 herë në ditë.\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003ch5\u003ePërbërësit\u003c\/h5\u003e\n\u003cp\u003e\u003cstrong\u003ePërbërësit \"magjik\"\u003c\/strong\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\u003cspan\u003eCentella Asiatica,  Panthenol, Sodium Hyaluronate\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\u003cstrong\u003eLista e plotë e përbërësve\u003c\/strong\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003csection class=\"shopify-section section\" id=\"shopify-section-template--19634277253366__product_info_tabs_3iNW8C\"\u003e\n\u003cdiv class=\"prinfo-tab-container prinfo-tab-container-old\"\u003e\n\u003cdiv class=\"section-template--19634277253366__product_info_tabs_3iNW8C-padding\"\u003e\n\u003cdiv class=\"page-width\"\u003e\n\u003cdiv class=\"prinfo-tab-layout ingredient-tab-active\"\u003e\n\u003cdiv class=\"prinfo-content-container\"\u003e\n\u003cdiv aria-labelledby=\"tab-3\" role=\"tabpanel\" id=\"prinfo-tab3\" class=\"prinfo-content-wrapper active\"\u003e\n\u003cdiv class=\"prinfo-content-flex\"\u003e\n\u003cdiv class=\"prinfo-content-ingrewrapper\"\u003e\n\u003cdiv class=\"prinfo-content-body txt_style_four\" id=\"prinfo-tab3-body2\"\u003e\n\u003cdiv class=\"metafield-rich_text_field\"\u003e\n\u003cp\u003eWater, 1,2-Hexanediol, Butylene Glycol, Centella Asiatica Extract, Panthenol, Xanthan Gum, Sodium Hyaluronate, Ethylhexylglycerin, Disodium EDTA, Citric Acid\u003c\/p\u003e\n\u003c\/div\u003e\n\u003c\/div\u003e\n\u003c\/div\u003e\n\u003c\/div\u003e\n\u003c\/div\u003e\n\u003c\/div\u003e\n\u003c\/div\u003e\n\u003c\/div\u003e\n\u003c\/div\u003e\n\u003c\/div\u003e\n\u003c\/section\u003e\n\u003csection class=\"shopify-section section\" id=\"shopify-section-template--19634277253366__how_to_use_new_Xmtwx3\"\u003e\u003c\/section\u003e\n\u003csection class=\"shopify-section section\" id=\"shopify-section-template--19634277253366__product_texture_bgX9pf\"\u003e\u003c\/section\u003e\n\u003ch5\u003eMarka\u003c\/h5\u003e\n\u003cp\u003eSKIN1004 është një markë koreane e specializuar në produkte të kujdesit të lëkurës, me një përqendrim të veçantë në Centella Asiatica. Kjo bimë është e njohur për aftësitë e saj qetësuese dhe rikuperuese për lëkurën, duke ndihmuar në zvogëlimin e skuqjeve dhe inflamacionit të lëkurës. Marka e tyre \"Madagascar Centella\" përdor Centella Asiatica të mbjella në Madagascar, një zonë që njihet për cilësinë e bimëve të saj. Produktet e SKIN1004 janë të njohura për përdorimin e përbërësve natyralë dhe formulave qetësuese që ndihmojnë në mbajtjen dhe përmirësimin e shëndetit të lëkurës. Ato ofrojnë një gamë të gjerë të produkteve, duke përfshirë maska fytyre, serume dhe produkte të përditshme për pastrim dhe hidratim të lëkurës.\u003c\/p\u003e","brand":"Koral Secrets - Përkujdesje e lëkurës \u0026 markat më të njohura koreane.","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":49080877809921,"sku":"CAL387","price":1400.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0250\/1568\/1104\/files\/IMG-6714.png?v=1780502620","url":"https:\/\/koralsecrets.al\/products\/skin1004-madagascar-centella-quick-calming-pad","provider":"Koral Secrets - Përkujdesje e lëkurës \u0026 markat më të njohura koreane.","version":"1.0","type":"link"}