Rutina për moshën 50+, përmban 4 produkte bazike:

1- Toner: SULWHASOO Essential Perfecting Balancing Water

Toner i renditur nr.1 për 5 vite radhazi. Qëndron mbi lëkurë butësisht dhe përthithet menjëherë. Ndihmon në balancimin e ph të lëkurës dhe e përgatit atë për përthithjen sa më të mirë të produkteve të tjera të rutinës tuaj, për një lëkurë të shëndetshme dhe të re në dukje!

*150ml

2- Serum: MISSHA Time Revolution Night Repair PROBIO Ampoule

Ky eliksir i bukurisë dhe rinisë, falë formulimit me mbi 50% ferment nga bifida lysate (ferment nga majaja), pakëson shenjat e moshës dhe përmirëson elasticitetin duke parandaluar shfaqjen e rrudhave te reja, zbeh hiperpigmentimin, hidraton dhe i jep gjallëri lëkurës suaj. Ndërsa përbërja e patentuar Pro ferment α™, kombinon procesin e fermentimit të dyfishtë në të ftohtë dhe në të nxehtë me metodën ekskluzive të përthitjes së produktit në mënyrë të shpejtë dhe efikase. Duke e përdorur rregullisht këtë produkt do të arrini të gëzoni efektet e tij maksimale.

*50ml

3- Krem për zonën rreth syve: INNISFREE Orchid Eye Cream

Ky krem është i njohur për rezultatet mahnitëse për problematika të ndryshme si: vijat e holla dhe rrudhat, dehidratimi, rrathët e zinj, ënjtja etj. Përbërja e patentuar nga vetë marka është Orchid Elixir™, e ekstraktuar nga lulja e orkidesë, e ishullit Jeju në Korenë e Jugut. Ky produkt ka veti antioksiduese të fuqishme, që luftojnë radikalet e lira gjatë ekspozimit në rrezet e dëmshme të diellit, pluhurit dhe smogut, madje edhe ndaj stresit.

*30ml

4- SPF: NEOGEN DERMALOGY Day-Light Protection Airy Sun Screen SPF50/PA+++

Ky krem përmban filtra mbrojtës SPF kimik dhe 10 lloje të ndryshme ekstraktesh bimore me efekt hidratues trëndafil damasku, aloe vera, fruta pylli, avogado, baobab pure slane, yarrw, arnica montana, mud mushroom, ekstrakt rrënje coptis schinensis për t'i ofruar lëkurës hidratim dhe mbrojtje kur ekspozohet në diell. Gjithashtu përmban 6 përbërës me efekt qetësues si: limoni, gjethe nga limoni verbena, low sweet blueberry, mugwort, frut acai palm, ekstrakt nga lulja Hibiscus, dhe 4 përbërës që kontrollojnë mbiprodhimin e yndyrës.

*50ml

Set "Mother's Day" 50+

20,000 ALL 21,600 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI