Rutina për moshën 40+, përmban 4 produkte bazike:

1- Esencë: MISSHA Time Revolution The First Treatment Essence RX

Kjo esencë është e njohur për efektin dhe benefitet e shumta që i jep lëkurës, si: qetësim, hidratim, njëtrajtësim të tonit dhe zbehjes së hiperpigmentimit, tërheqës, përmirësimit të dukjes së rrudhave, dhe riparimit të lëkurës së dëmtuar. Të gjitha këto veti të kësaj esence, vijnë falë përmbajtjes me: 95% ekstrakt fermenti të enzimës CICA (centella asiatica), e krijuar nga teknologjia e patentuar e vetë markës Pro Ferment α™️ technology. Kjo përbërje mundëson hidratimin e dyfishtë, krahasuar me variantin e vjetër. Nga ana tjetër, përmbajtja me niacinamide, një komponent i vitaminës B3, përmirëson elasticitetin e lëkurës, duke njëtrajtësuar tonin dhe teksturën e saj. Ndërsa formulimi me Peral dhe ekstrakt orizi mundëson butësisht heqjen qelizave të vdekura, duke zbehur hiperpigmentimin

*150ml

2- Serum: NEOGEN DERMALOGY V.Biome Infusion Serum

Ky serum përmban acid ferulik i cili mbron lëkurën nga radikalet e lira dhe agjentët e jashtëm, të cilët janë shkaku kryesor i plakjes së lëkurës. Ndërsa vitamina C falë vetive të saj antioksiduese që ka, ndihmon në zbehjen e hiperpigmentimit. Bashkëpunimi i acidit ferulik me vitaminën C nxit aftësinë natyrale të lëkurës për t'u rigjeneruar, dhe vetë-shëruar. Nga ana tjetër përmbajtja me 5% niacinamide ndihmon në zbehjen e njollave kafe sepse redukton përmbajtjen e melaninës në qelizat e keratinës, dhe gjithashtu dobëson inflamacionin e shkaktuar nga baktere të ndryshme, që janë shkaktare të formimit të akneve, duke i trajtuar këto të fundit. Gjithashtu niacinamidet ndihmojnë në rritjen e sintezës së kolagjenit në lëkurë. Ky serum përmban Sweetone, një përbërës ky i cili qetëson lëkurën e irrituar trajtuar eritemën duke e bërë lëkurën të njëtrajtshme.

*30ml

3- Krem hidratues: NEOGEN DERMALOGY Agecure Intensive New Age Cream

Krem hidratues me përmbajtje të fuqishme peptidesh të patentuara, si: arginaline, Syn-Coll, dhe përbërësish të koncentruar, që njihen për efektet e tyre anti-moshë, si: adenosine, kolagjeni dhe panthenoli. Të gjithë së bashku punojnë dhe veprojnë për të zbehur dhe lëmuar shenjat e moshës në lëkurë. Gjithashtu ky krem përmban niacinamide, për të zbardhur në tërësi dhe për të ruajtur një tonalitet. Gjithashtu kremi nxit rritjen e elasticitetit, për një pamje më rinore!

*50ml

4- SPF: NEOGEN DERMALOGY Day-Light Protection Airy Sun Screen SPF50/PA+++

Ky krem përmban filtra mbrojtës SPF kimik dhe 10 lloje të ndryshme ekstraktesh bimore me efekt hidratues trëndafil damasku, aloe vera, fruta pylli, avogado, baobab pure slane, yarrw, arnica montana, mud mushroom, ekstrakt rrënje coptis schinensis për t'i ofruar lëkurës hidratim dhe mbrojtje kur ekspozohet në diell. Gjithashtu përmban 6 përbërës me efekt qetësues si: limoni, gjethe nga limoni verbena, low sweet blueberry, mugwort, frut acai palm, ekstrakt nga lulja Hibiscus, dhe 4 përbërës që kontrollojnë mbiprodhimin e yndyrës.

*50ml

Set "Mother's Day" 40+

18,500 ALL 21,500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI