Rutina për moshën 30+, përmban 4 produkte bazike:

1- Esencë: NEOGEN DERMALOGY Real Ferment Micro Essence

Është e formuluar me mbi 93% përbërës natyral të fermentuar, si: bifida lysate të fermentuar dhe 28% filtrat saccharomyces të fermentuar për t'i ofruar lëkurës hidratim të thellë, dhe një efekt "Honey Skin"! Nga ana tjetër formulimi me niacinamide dhe 9% ekstrakt të kokrrizave të orizit ndihmojnë në zbehjen e hiperpigmentimit, njollave kafe, shenjave post-akne dhe minimizimin e poreve, ndërsa adenosine mban në kontroll shenjat e moshës. Kjo esencë ndihmon gjithashtu edhe në trajtimin e akneve, falë formulimit me ekstrakte të çajit jeshil. Lëkura do të ndihet më e hidratuar, e butë e freskët, dhe më elastike se kurrë më parë! 

*150ml

2- Serum: NEOGEN DERMALOGY Real Bakuchiol Firming Serum

Ky serum përmban bakuchiol (një përbërës natyral antiage), që zotëron të gjithë benefitet e retinolit, por jo efektet anësore të tij. Sepse ky përbërës nuk shkakton më të voglin irritim! Nxit  prodhimin e duhur të kolagjenit në lëkurë, duke i ofruar kësaj të fundit elasticitet dhe tërhëqje të menjëhershme të vijave të holla dhe rrudhave.

*30ml

3- Krem hidratues: NEOGEN DERMALOGY V.Biome Soothing Cream

Ky krem përmban vitaminë C dhe 8 lloje të ndryshme peptidesh, të cilat mbajnë në kontroll shenjat e moshës, dhe parandalojnë krijimin e rrudhave të reja, duke i dhuruar lëkurës elasticitet dhe efektin "firming". Një tjetër veçanti e këtij kremi është aplikatori i tij në formë globi që sugjerohet të aplikohet kremi me të, sidomos në zonën rreth syve ose kudo që nevojitet për të nxitur qarkullimin e gjakut në lëkurë. Konsistenca e tij vjen në formën e një kremi xhel, por shumë i plotë, duke ofruar përveçse hidratim edhe një shkëlqim natyral në lëkurë

*60ml

4- SPF: NEOGEN DERMALOGY Day-Light Protection Airy Sun Screen SPF50/PA+++

Ky krem përmban filtra mbrojtës SPF kimik dhe 10 lloje të ndryshme ekstraktesh bimore me efekt hidratues trëndafil damasku, aloe vera, fruta pylli, avogado, baobab pure slane, yarrw, arnica montana, mud mushroom, ekstrakt rrënje coptis schinensis për t'i ofruar lëkurës hidratim dhe mbrojtje kur ekspozohet në diell. Gjithashtu përmban 6 përbërës me efekt qetësues si: limoni, gjethe nga limoni verbena, low sweet blueberry, mugwort, frut acai palm, ekstrakt nga lulja Hibiscus, dhe 4 përbërës që kontrollojnë mbiprodhimin e yndyrës.

*50ml

Set "Mother's Day" 30+

15,500 ALL 17,500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI