{"product_id":"purito-pure-vitamin-c-serum","title":"PURITO Pure Vitamin C Serum","description":"\u003cp data-pm-slice=\"1 1 []\"\u003ePURITO Pure Vitamin C Serum\u003cspan\u003e është një serum i lehtë, i krijuar për t'i rikthyer lëkurës shkëlqimin, për të përmirësuar njëtrajtshmërinë e tonit dhe për të reduktuar pamjen e njollave të errëta. Formula përmban 5% Vitaminë C të pastër (Ascorbic Acid), e cila ndihmon në ndriçimin e lëkurës, zbehjen graduale të njollave të pigmentimit dhe shenjave pas akneve, si dhe në mbrojtjen antioksiduese ndaj radikaleve të lira. \u003c\/span\u003e\u003cspan\u003eFormula është e pasuruar me ujë bambuje, Niacinamide, Glutathione dhe Sodium Hyaluronate, të cilët plotësojnë veprimin e Vitaminës C duke ndihmuar në përmirësimin e pamjes së tonit të lëkurës, hidratimin dhe ruajtjen e barrierës mbrojtëse. \u003c\/span\u003e\u003cspan\u003eFalë teksturës së tij fluide dhe të lehtë, përthithet shpejt pa lënë ndjesi të rëndë apo yndyrore dhe mund të përdoret lehtësisht nën kremin hidratues dhe makeup-in. \u003c\/span\u003eI përshtatshëm për:\u003cspan\u003e lëkurë me njolla të errëta, shenja pas akneve, ton jo uniform dhe pa shkëlqim. Gjithashtu, është një alternativë e mirë për personat që dëshirojnë të fillojnë përdorimin e Vitaminës C me një përqendrim fillestare 5%.\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp class=\"MsoNormal\" style=\"mso-margin-top-alt: auto; mso-margin-bottom-alt: auto; line-height: normal;\"\u003e\u003cspan\u003eFormula është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp class=\"MsoNormal\" style=\"mso-margin-top-alt: auto; mso-margin-bottom-alt: auto; line-height: normal;\"\u003e\u003cspan\u003e*60ml\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003ch5\u003ePërdorimi\u003c\/h5\u003e\n\u003cdiv id=\"shopify-block-ANzkrY0t1K3Fwa1BuV__easy_tabs_product_tabs_easytabs_block_product_widget_jFpXVP\" class=\"shopify-block shopify-app-block\"\u003e\n\u003cdiv class=\"easytabs-block-container\" data-block-id=\"ANzkrY0t1K3Fwa1BuV__easy_tabs_product_tabs_easytabs_block_product_widget_jFpXVP\" data-et-type=\"product\" data-et-block-type=\"section\" data-et-settings-placement=\"\" data-et-settings-multiw=\"0\"\u003e\n\u003cdiv class=\"easytabs-container tab-widget-ANzkrY0t1K3Fwa1BuV__easy_tabs_product_tabs_easytabs_block_product_widget_jFpXVP easytabs-extension-container tab-widget-1795080302618 easytabs-inited\" data-et-auto-accordion=\"1\" data-et-min-width=\"0\" data-et-cbw=\"1\" data-et-cbr=\"3\" data-et-sta=\"1\" data-et-amp=\"0\" data-et-adv=\"0\" data-et-flx=\"0\" data-et-wt=\"0\" data-et-ao=\"0\" data-et-rs=\"\" id=\"1795080302618\" data-et-tabs-width=\"433\"\u003e\n\u003cdiv class=\"easytabs-holder\"\u003e\n\u003cdiv class=\"easytabs-contents\"\u003e\n\u003cdiv class=\"easytabs-content-item easytabs-active\" data-et-marker=\"tabs-neogen-dermalogy-real-vita-c-serum-3\" data-et-handle=\"tabs-perdorimi\"\u003e\n\u003cdiv class=\"easytabs-content-holder rte\" role=\"tabpanel\" data-tab-labelledby=\"easytabs-tab-label-1795080302618-1\" data-acc-labelledby=\"easytabs-acc-label-1795080302618-1\" aria-hidden=\"false\" id=\"easytabs-content-1795080302618-1\" aria-labelledby=\"easytabs-tab-label-1795080302618-1\"\u003e\n\u003cp\u003ePasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe qafë derisa lëkura ta ketë përthithur tërësish, duke evituar zonën rreth syve. Nëse është e nevojshme riaplikoni një shtresë më shumë në zonat problematike me njolla në lëkurë. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Për të maksimizuar efektin dhe për të parandaluar oksidimin e produktit, mbajeni në një vend të freskët dhe të errët. \u003c\/p\u003e\n\u003c\/div\u003e\n\u003c\/div\u003e\n\u003c\/div\u003e\n\u003c\/div\u003e\n\u003c\/div\u003e\n\u003c\/div\u003e\n\u003c\/div\u003e\n\u003ch5 class=\"MsoNormal\" style=\"mso-margin-top-alt: auto; mso-margin-bottom-alt: auto; line-height: normal; mso-outline-level: 5;\"\u003ePërbërësit\u003c\/h5\u003e\n\u003cp class=\"MsoNormal\" style=\"mso-margin-top-alt: auto; mso-margin-bottom-alt: auto; line-height: normal;\"\u003e\u003cstrong\u003e\u003cspan\u003ePërbërësit \"magjik\"\u003c\/span\u003e\u003c\/strong\u003e\u003cspan\u003e\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp class=\"MsoNormal\" style=\"mso-margin-top-alt: auto; mso-margin-bottom-alt: auto; line-height: normal;\"\u003e\u003cspan\u003eVitaminë C e pastër 5% (Ascorbic Acid), Niacinamide, Glutathione, ujë bambuje, Sodium Hyaluronate, Adenosinë,\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp class=\"MsoNormal\" style=\"mso-margin-top-alt: auto; mso-margin-bottom-alt: auto; line-height: normal;\"\u003e\u003cstrong\u003e\u003cspan\u003eLista e plotë e përbërësve\u003c\/span\u003e\u003c\/strong\u003e\u003cspan\u003e\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp class=\"MsoNormal\" style=\"mso-margin-top-alt: auto; mso-margin-bottom-alt: auto; line-height: normal;\"\u003e\u003cspan\u003eBambusa Vulgaris Water, Pentylene Glycol, Ascorbic Acid(5%), Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Niacinamide, Polyglyceryl-6 Caprylate, Aqua\/Water, Polyglyceryl-4 Caprate, Sodium Hyaluronate, Caprylyl Glycol, Hydrolyzed Jojoba Esters, Hydroxyacetophenone, Disodium EDTA, Glutathione, Adenosine\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003ch5 class=\"MsoNormal\" style=\"mso-margin-top-alt: auto; mso-margin-bottom-alt: auto; line-height: normal; mso-outline-level: 5;\"\u003eMarka\u003c\/h5\u003e\n\u003cp class=\"MsoNormal\" style=\"mso-margin-top-alt: auto; mso-margin-bottom-alt: auto; line-height: normal; mso-outline-level: 5;\"\u003e\u003cspan\u003ePURITO është një markë koreane e përkujdesjes së lëkurës që tërheq vëmendjen që tek emri. Kuptimi i saj është bashkimi i fjalës \"purity\" që do të thotë \"pastërti\" dhe \"to\" që vjen nga simboli kinez 土 dhe do të thotë \"tokë\". Pastërtia përcjell filozofinë dhe misionin e markës për të përzgjedhur përbërës natyral dhe për të krijuar me ta produkte të pastra dhe të sigurta. Ndërsa toka, simbolizon rikthimin në origjinë, rikthimin e lëkurës në gjendjen fillestare duke rigjeneruar dhe forcuar barrierën e saj të dëmtuar. Ajo çka duhet theksuar është se, PURITO në formulimet e produkteve të tij, nuk përmban përbërës dhe substanca të dëmshme. Kjo është edhe pika ku bashkohen idetë e dy themeluesve: z.Kim, një sipërmarrës në botën e K-Beauty, shumë miqësor me natyrën i cili dëshironte të krijonte produkte me përbërës të pastër, kundër mizorisë ndaj kafshëve dhe me paketime ekologjike; znj.Sunny që pas eksperiencës personale me lëkurën e saj akneike nisi hulumtimet për kuptuar shkaqet dhe zgjidhjet për problematikën e saj. Gjithë kjo filozofi përcillet më së miri nga linja “Centella Green Level” që përmban ekstraktin e bimës së famshme aziatike Centella Asiatica. Tonerin, serumin dhe kremin mbrojtës ndaj diellit të kësaj linje, do t'i gjeni në familjen e Koral Secrets.\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e","brand":"Koral Secrets Kosova","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":51230107435265,"sku":"PUR0729","price":1150.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0250\/1568\/1104\/files\/Purito_Vitamin_C_Brightening_Serum.png?v=1795162526","url":"https:\/\/koralsecrets.al\/products\/purito-pure-vitamin-c-serum","provider":"Koral Secrets - Përkujdesje e lëkurës \u0026 markat më të njohura koreane.","version":"1.0","type":"link"}