{"product_id":"purito-mighty-bamboo-panthenol-cleanser","title":"PURITO Mighty Bamboo Panthenol Cleanser","description":"\u003cp data-pm-slice=\"1 1 []\"\u003eLar\u003cspan\u003eës Ujor\u003cbr\u003e\u003cbr\u003e\u003c\/span\u003ePURITO SEOUL Mighty Bamboo Panthenol Cleanser\u003cspan\u003e është një larës i butë në formë xheli, i krijuar për të larguar papastërtitë, yndyrën e tepërt dhe mbetjet e përditshme nga lëkura, pa shkaktuar ndjesi tharjeje apo tërheqjeje. \u003c\/span\u003e\u003cspan\u003eFormula përmban Ekstrakt Bambuje, 3% Panthenol dhe Allantoin, të cilët ndihmojnë në hidratimin dhe qetësimin e lëkurës gjatë pastrimit. Gjithashtu, përmban Tea Tree Oil (vaj të pemës së çajit), i njohur për vetitë e tij pastruese, i cili ndihmon në kujdesin ndaj lëkurës me tendencë aknesh dhe papastërtish. \u003c\/span\u003e\u003cspan\u003eFalë teksturës së lehtë në formë xheli, krijon shkumë të butë, përhapet lehtësisht dhe shpëlahet pa vështirësi, duke e lënë lëkurën të pastër, të freskët dhe të butë pas çdo përdorimi. \u003c\/span\u003eI përshtatshëm për:\u003cspan\u003e të gjitha tipet e lëkurës, përfshirë lëkurën e ndjeshme, mikse dhe të yndyrshme, si dhe lëkurën me tendencë aknesh dhe papastërtish.\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eFormula është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e*150ml\u003c\/p\u003e\n\u003ch5\u003ePërdorimi\u003c\/h5\u003e\n\u003cp\u003eNjomeni fytyrën me ujë të vakët. Merrni një sasi të vogël nga larësi dhe masazhojeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, duke shmangur sytë. Shpëlajeni mirë dhe vazhdoni me rutinën tuaj. Përdoreni në mëngjes dhe në mbrëmje.\u003c\/p\u003e\n\u003ch5\u003ePërbërësit\u003c\/h5\u003e\n\u003cp\u003e\u003cb\u003ePërbërësit \"magjik\"\u003c\/b\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003ePanthenol, ekstrakt bambuje, Allantoin, Betaine\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\u003cb\u003eLista e plotë e përbërësve\u003c\/b\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eWater, Coco-Betaine, Sodium Lauroyl Methyl Isethionate, Sodium Chloride, Acrylates\/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Tromethamine, Hydroxyacetophenone, Sodium Methyl Isethionate, Panthenol (3,000 ppm), Allantoin, Bambusa Vulgaris Extract (50 ppm), Lauric Acid, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil, Sodium Laurate, Ethylhexylglycerin, 1,2-Hexanediol, Betaine, Disodium EDTA\u003c\/p\u003e\n\u003ch5\u003eMarka\u003c\/h5\u003e\n\u003cp\u003ePURITO është një markë koreane e përkujdesjes së lëkurës që tërheq vëmendjen që tek emri. Kuptimi i saj është bashkimi i fjalës \"purity\" që do të thotë \"pastërti\" dhe \"to\" që vjen nga simboli kinez 土 dhe do të thotë \"tokë\". Pastërtia përcjell filozofinë dhe misionin e markës për të përzgjedhur përbërës natyral dhe për të krijuar me ta produkte të pastra dhe të sigurta. Ndërsa toka, simbolizon rikthimin në origjinë, rikthimin e lëkurës në gjendjen fillestare duke rigjeneruar dhe forcuar barrierën e saj të dëmtuar. Ajo çka duhet theksuar është se, PURITO në formulimet e produkteve të tij, nuk përmban përbërës dhe substanca të dëmshme. Kjo është edhe pika ku bashkohen idetë e dy themeluesve: z.Kim, një sipërmarrës në botën e K-Beauty, shumë miqësor me natyrën i cili dëshironte të krijonte produkte me përbërës të pastër, kundër mizorisë ndaj kafshëve dhe me paketime ekologjike; znj.Sunny që pas eksperiencës personale me lëkurën e saj akneike nisi hulumtimet për kuptuar shkaqet dhe zgjidhjet për problematikën e saj. Gjithë kjo filozofi përcillet më së miri nga linja “Centella Green Level” që përmban ekstraktin e bimës së famshme aziatike Centella Asiatica. Tonerin, serumin dhe kremin mbrojtës ndaj diellit të kësaj linje, do t'i gjeni në familjen e Koral Secrets.\u003c\/p\u003e","brand":"Koral Secrets Kosova","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":51230092198145,"sku":"MIG3652","price":1100.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0250\/1568\/1104\/files\/Purito_Bamboo_Panthenol_Cleanser.png?v=1795162717","url":"https:\/\/koralsecrets.al\/products\/purito-mighty-bamboo-panthenol-cleanser","provider":"Koral Secrets - Përkujdesje e lëkurës \u0026 markat më të njohura koreane.","version":"1.0","type":"link"}