Pastrues fytyre vajor

Larës vajor i butë, me 5 lloje vajrash natyral. Ka konsistencë të lehtë, por gjithashtu është shumë efektiv në pastrimin e thellë të lëkurës, duke mos i krijuar asnjë irritim edhe asaj më të ndjeshme. Përbërësit special të këtij larësi janë: vaji i ullirit, i njohur për vetitë e tij hidratuese dhe parandaluese në shfaqjen e shenjave të moshës; vaji i farave të lulediellit, një antioksidant i fuqishëm me efekt qetësues; vaji i farave të Jojoba-s, i cili ndihmon në kontrollimin e mbiprodhimit të yndyrës; vaji i bajames së ëmbël, një anti-inflamator; vaji i farave të rrushit, që njihet për vetitë e tij rigjeneruese për lëkurën. Në tërësi, këta përbërës ndihmojnë në heqjen e çdo papastërtie, si dhe e ushqejnë lëkurën duke e furnizuar me hidratim. Produkt 100% vegan, pa përbërës të rrezikshëm, si EPG dhe ethanol.

*200ml

Merrni një sasi të përshtatshme në duar të thata (1-2 sprucime), dhe aplikojeni po në lëkurë të thatë. Masazhojeni fytyrën butësisht me lëvizje rrethore, duke perfshirë edhe zonën e syve. Më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët e të bollshëm, duke larguar çdo mbetje papastërtie.

Përbërësit "magjik"

vaji i ullirit, vaji i farave të Jojoba-s, vaji i bajames së ëmbël, vaji i farave të rrushit, vaji i farave të lulediellit

Lista e plotë e përbërësve

Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Caprylic/Capric Triglyceride, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Sorbeth-30 Tetraoleate, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Glyceryl Caprylate, Prunus Amygdalus Dulcis (Sweet Almond) Oil, Vitis Vinifera (Grape) Seed Oil, Ethylhexylglycerin, Vegetable Oil, Tocopherol

PURITO është një markë koreane e përkujdesjes së lëkurës që tërheq vëmendjen që tek emri. Kuptimi i saj është bashkimi i fjalës "purity" që do të thotë "pastërti" dhe "to" që vjen nga simboli kinez 土 dhe do të thotë "tokë". Pastërtia përcjell filozofinë dhe misionin e markës për të përzgjedhur përbërës natyral dhe për të krijuar me ta produkte të pastra dhe të sigurta. Ndërsa toka, simbolizon rikthimin në origjinë, rikthimin e lëkurës në gjendjen fillestare duke rigjeneruar dhe forcuar barrierën e saj të dëmtuar. Ajo çka duhet theksuar është se, PURITO në formulimet e produkteve të tij, nuk përmban përbërës dhe substanca të dëmshme. Kjo është edhe pika ku bashkohen idetë e dy themeluesve: z.Kim, një sipërmarrës në botën e K-Beauty, shumë miqësor me natyrën i cili dëshironte të krijonte produkte me përbërës të pastër, kundër mizorisë ndaj kafshëve dhe me paketime ekologjike; znj.Sunny që pas eksperiencës personale me lëkurën e saj akneike nisi hulumtimet për kuptuar shkaqet dhe zgjidhjet për problematikën e saj. Gjithë kjo filozofi përcillet më së miri nga linja “Centella Green Level” që përmban ekstraktin e bimës së famshme aziatike Centella Asiatica. Tonerin, serumin dhe kremin mbrojtës ndaj diellit të kësaj linje, do t'i gjeni në familjen e Koral Secrets.


 

 

PURITO From Green Cleansing Oil

2,600 ALL 2,900 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI